Përleshje masive mes shqiptarëve dhe turqve në Gjermani, ka të plagosur

Ditën e djeshme (e mërkurë) ndodhi një përleshje mes një grupi shqiptar dhe turk. Sipas të dhënave të deritanishme ata u takuan rreth orës 18:45 në rrugën Farberstrasse. Një grup prej shumë shqiptarësh të moshave nga 25 deri 30 vjet u përleshën fizikisht me një grup turqish prej tre veta, shkruan regiotrends.de. Njëri nga shqiptarët mori plagë të rënda me thikë në bark. Ai u dërgua në spital, ku është larg rrezikut për vdekje.

Sulmi ka lidhje me përleshjen tjetër gjatë ditës së djeshme në rrugën Mozartstraße në Schwenningen rreth orës 00:45.

Policia ka filluar hetimet për tentim vrasje dhe për zbardhjen e ngjarjes./Bota sot

In : Aktuale

Loading...
loading...