Përmbaruesit s’mund ta fshijnë kamatën

Përmbaruesit ende fitojnë gjësende që me vite janë ruajtur në gjykatë dhe për të cilat huamarrësit nuk kanë ditur, apo kanë refuzuar që t’i paguajnë të njëjtat, shkruan gazeta KOHA. Për shkak të kohëzgjatjes së procedurës, borxhi i përgjithshëm tanimë dhjetë herë e tejkalon shumën e borxhit fillestar dhe është vënë në pikëpyetje parimi për gjykim në afat të arsyeshëm dhe natyra e procedurave të zbatimit. Në zyrën e Avokatit të popullit në tre muajt e parë të këtij viti kanë arritur 30 ankesa për probleme në përmbarim. Avokati i popullit nuk tregon sa është numri i përgjithshëm i ankesave, por në krahasim me vitin e kaluar, nga gjithsej 4.403 ankesa, 186 kanë qenë për përmbaruesit. “Pjesa më e madhe nga gjësendet të cilët arrijnë janë sende të vjetra, disa janë nga viti 1990, të cilët me fajin e shtetit janë ruajtur në gjykatë, kryesisht në gjykatat themelore në Shkup dhe për to nuk është zbatuar procedurën përmbarimore. Gjykatat thjeshtë nuk i kanë procesuar gjësendet, i kanë ruajtur, qoftë për shkak të mungesës së gjyqtarëve ose nga arsyet politike, nuk ndërhyjë në këtë. Ndërsa të gjitha ndërmarrjet publike, si ‘Posta’ dhe ‘Telekom’, me kohë kanë ngritur padi. Por për shkak të procesit gjyqësor të gjatë kemi situata të pabesueshme, si përshembull për borxh prej një mijë denarëve, borxhi i përgjithshëm të arrijë dhjetëra apo qindra mijë denarë”, thotë për KOHA, Zoran Bilbiloski, këshilltar shtetëror i Avokatit të Popullit. Nga Oda e përmbaruesve thonë se përveç gjësendeve të bllokuara në gjykata, përmbaruesit kanë problem edhe me debitorët të cilët me vite nuk kanë pranuar ta paguajnë borxhin. Aktgjykim ka pasur dhe për këtë shkak norma e interesi në ato raste ka qenë shumë e lartë. Për shembull, për borxh prej 3.000 euro, borxhi i përgjithshëm ka arritur deri në 20.000 euro. “Përmbaruesi nuk mund të imponojë apo të fshijë normën e interesit të borxhit. Kjo është punë e gjykatës. Por gjithashtu edhe kreditori ka të drejtë ta falë normën e interesit. Por kush duhet më shumë të shqetësohet për borxhin? Përmbaruesi, huadhënësi apo borxhliu? Unë mendojë se borxhliu. Por ne kemi rast kur 19 vite e 10 muaj borxhliu nuk e paguan borxhin. Pra, borxhi nuk është i vjetër një, dy, tre muaj, por për atë borxh ka 16 vendime në gjykatë. Më e vjetra është 19 vjet e 10 muaj, ndërsa më e reja është dhjetë vjet. Dhe borxhliu nuk ka pranuar të paguajë borxhin. Përmbaruesi ka për detyrë të pranojë të shlyhet kërkesa ashtuqë do të shitet ndonjë pronë tjetër, por kjo mos të jetë banesa ku borxhliu jeton. Por, në rastin konkret, borxhliu nuk e ka përdorur këtë të drejtë të cilën i jep ligji, por ka heshtur. Mbi të gjitha, përmbaruesi ka bërë shqyrtimin e gjendjes ekonomike të borxhliut dhe nuk kanë gjetur asnjë pronë tjetër. Parashtrohet pyetja si do të veprojë ai borxhli, por gjithashtu legjitime është pyetja si do të veprojë huadhënësi të cilit i kanë borxh. Ligji nuk quhet ligj për huamarrës, ai nuk ekziston vetëm për huamarrësit. Ata e sfiduan Ligjin, por duhet të mbrohen ato persona të cilët i presin të hollat. Kshtuqë sipas meje, pak janë ndryshuar çështjet dhe mendoj se publikisht duhet të thuhet edhe kjo. Vështirë është përmbarimi në vend ku papunësia është e madhe, por nga ana tjetër duhet mbajtur llogari edhe për huadhënësin”, thotë Goran Stankoviç nga Oda e përmbaruesve.

Nga zyra e Avokatit të popullit thonë se puna e dytë për të cilën reagojnë qytetarët është pagesa e shumës së plotë të borxhit gjatë bllokimit të llogarisë. “Si institucion reagojmë kur qytetarëve nga llogaritë e transaksionit ju merret shuma e plotë e borxhit, gjegjësisht nuk mbahet llogari për atë se çdo të thotë kufizim, apo një e treta e pagës apo pensionit. Të gjithë qytetarët kanë llogari të transaksionit, ku në pjesën më të madhe të ardhura të vetme janë pagat, pensioni apo ndihma sociale. Por ende ka raste ku në vend të një të tretës, përmbaruesi e merr shumën e plotë ose i bllokon ato të ardhura që nuk mund të jenë objekt i përmbarimit, duke sqaruar se nuk e kanë ditur se janë të holla nga ndihmat sociale apo shtesës fëmijërore për shembull. Por, pasiqë ne të intervendojmë, përmbaruesit do t’ju kthejnë të hollat, por dëmi është shkaktuar”, thotë për KOHA, këshilltari i Avokatit të Popullit, Bilbiloski. Por nga Oda e përmbaruesve sqarojnë se përmbaruesi nuk e din për çfarë arsye borxhliu pranon të holla në llogarinë bankare dhe sa të holla ai ka. “Përmbaruesi nuk ka të dhëna se për çfarë arsye mbushet llogaria e borxhliut. Ai nuk i din këto për arsye se këtë informacion bankat nuk e tregojnë. Edhe banka nuk e di këtë, por ka mundësi për ta kuptuar. Ne kemi kërkuar nga bankat, që kur ka fluks të pagës së borxhliut, të ndalet një e treta, por bankat e refuzojnë këtë. Në si Odë e përmbaruesve nuk mund bankave t’ua imponojmë këtë, kurse Qeveria dukshëm më shumë i çmon interesat dhe nevojat e bankave se sa nevojat e përmbaruesve, gjegjësisht huadhënësve.Tani me ligjin e ri, përmbaruesi duhet t’i ruaj të hollat 15 ditë, që të ketë kohë borxhliu të vjen dhe të tregon nëse ato të holla janë nga rroga apo nga të ardhura të tjera. Në këtë rast banka e ka për detyrë ta njoftojë poseduesin e llogarisë për bllokadën. Dhe atëherë borxhliu duhet të shkojë tek përmbaruesi për të rënë dakord se do ta shlyej borxhin, sepse borxhliu mund të jetë i punësuar dhe dëshiron të paguajë borxhin tërësisht, ndërsa nuk i refuzohet një e treta nga rroga sepse për atë llogaritet edhe norma e interesit”, thotë përmbaruesi Stankoviç.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...