Përndiqte Luana Vjollcën/ Kush është fansi i çmendur që u arrestua!

Ajdin Morina, 29-vjeçari nga Kosova, u denoncua në Prokurorinë e Tiranës nga Luana Vjollca sepse i riu e përndiqte prej disa muajsh moderatoren. Ai tashmë ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Djali nga Gjakova ka shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Luanës. Moderatorja njoftoi policinë dhe më pas u bë i mundur arrestimii i tij. Ju kujtojmë se, në muajin maj të vitit të kaluar moderatorja bëri denoncimin e parë ndaj tij. Kjo është hera e dytë që moderatorja përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët, policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekje të saj. Në prill të vitit 2017, Luana u përfshi në një përplasje me fansin e saj Besmir Lila, i cili e përndiqte prej 8 muajsh. StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...