LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Përparim Rama, është kryetari i ri i Prishtinës!

Rudina Xhunga: Sot me votën per Përparimin, merr një votë besimi që Prishtina do të bëhet metropol, që shqiptarët do të kthehen, që shqiptarët jo veç ikin.
Që do ia dalim të ndërrojmë fytyrën e qyteteve tona, me djem e vajza , burra e gra, që e duan baltën shqiptare.
Përparimi është djali i baltës dhe ajo që ai do krijojë me këtë baltë, do jetë kërthiza e një shqiptarie të re urbane. Është urbanisti që do të urbanizojë Prishtinën. Ta bëjë të dobishme, të bukur dhe të pasur. Sepse ai di. Dhe do. I ka të dyja. Përparim Rama sjell standard në trojet tona, ndaj, kjo e diel nuk do jetë ngjarje periferike, por simbol i ndryshimit mbarëshqiptar.
Ndaj Perparim Rama nuk është sot vetëm LDK. As vetëm Dispora. Ai është dhe Arbën Xhaferi , edhe Ukshin Hoti, është dhe Rexhep Luci, është edhe Edi Rama i parë.
Ai është Tirana dhe Shkupi, është Presheva dhe Gucia, është Ura e Artës dhe Ura e Mitrovicës. Ai nuk është veç një komunë, por tërësia e komunave shqiptare ngecur në udhëkryq të rinjsh që i braktisin dhe burrecësh që i vjedhin./dritare.net @rudinaxhunga @perparimrama2021

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button