Përplasen avionët në Kanada

Dy avionë janë përplasur në aeroportin e Torontos në Kanada, fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Sipas mediave vendase, avioni me 168 pasagjerë në bord u godit sapo ishte ulur në pistë, nga një avion tjetër pa pasagjerë.

Të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht momenteve të panikut që kaluan, ndërsa ekipet e emergjencave ndërhynë menjëherë për të bërë të mundur largimin e tyre në kohë. Mësohet se përplasja erdhi si pasojë e një manovre të gabuar në pistë të njërit prej avionëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...