Përse nuk lexojnë libra shqiptarët?

Nga Xhuljo Ferzaj

Pak ditë më para Instituti i Statistikave nxori statistikat e vitit 2017 lidhur me leximin e librave, ku rezulton se 1 000000 shqiptar nuk prekin libër me dorë.

Në fakt do doja të ishte gabim shifra pasi është vërtet alarmante. Fatkeqësisht rezulton të jetë e saktë!  Cili është shkaku që 1 000000 shqiptar nuk lexojnë libra?

Dy faktorët e parë janë ekonomik dhe social. Shumica e shqiptarëve nuk kanë lekë të blejnë libra, rroga mezi arrin deri në fund të muajit e jo të ngelen për libra. Disa zgjedhin të mbledhin kursime për të blerë libra në librari ose panaire. Disa libra kushtojnë shumë, nuk blihen aq lehtë, në disa raste kufizohen. Nuk duhet të akuzojmë shqiptarët se ata nuk duan të lexojnë libra, jo gjithmonë është e vërtetë, shpesh në librari të përgjigjen troç “s’kanë bukë për të ngrëne e jo të blejnë libra, pavarësisht se disa duan”. Pyesni pronarët e librarive që ta besoni. E vetmja zgjidhje është të marrin libra në biblioteka, aty nuk paguan, në këtë rast nuk funksionon, pavarësisht se s’ka kosto financiare.

Lidhja e bibliotekave me qytetarët është e ftohtë, nuk ofrohen politikat e nevojshme për të afruar njerëzit të lexojnë libra. Në këtë aspekt ka nevojë për rishikim të politikave të bibliotekave, duke e nisur që nga shkollat. Shumica e shkollave kanë biblioteka formale, nuk merr libra askush. Madje këto biblioteka nuk pasurohen me libra çdo vit, janë artikuj të vjetër. Përveç librave shkollor duhet të lexohen edhe jashtë shkollor, duhet të bëhet kusht, ose të gjenden mekanizma të përshtatshëm, si: konkurse, vlerësim me nota, aktivitete që ndihmojnë, etj.StrugaLajm

Vetëm kështu mund të gjejmë zgjidhje për ata të rinj që ikin në shkollë me një fletore në xhep. Në rastin e bibliotekave publike nuk shihen politika për të rritur numrin e lexuesve, ndodh edhe për shkak të pamundësisë financiare të institucioneve. Ndryshe nga bibliotekat private ato publike marrin 4-5 kopje librash falas për çdo botim të ri, shtëpitë botuese në përgjithësi janë treguar të gatshme.

Mjafton të vizitosh bibliotekën kombëtare për krijuar një panoramë të qartë, 80 % lexueseve janë mbi 50 vjeç, kryesisht zgjedhin gazetat, pak persona marrin libra.StrugaLajm

Të rinjtë zgjedhin bibliotekat vetëm në sezonin e provimeve, më pas boshatiset. Pa dashur të përmendim faktin se është e pamundur të lexosh në bibliotekë për shkak se aty celulari lihet me muzikë, flasin me zë të lartë, bisedojnë, bëjnë selfie. Janë vetë punonjëset e bibliotekës në shumicën e rasteve që ngatërrojnë ambientin me kafenenë.

Faktori i tretë, mendoj se është mungesa e dëshirën në pjesën më të madhe, më mirë i harxhojnë lekët dhe kohën në llotari me skedina se sa të blejnë një libër. Në fakt këta janë të sinqertë, edhe po ta blejnë do e lënë librin të burgosur në rafte. Ndodh çdo ditë që nuk gjen vend lehtë në kafene për tu ulur pasi gjatë gjithë kohës është e mbushur me të rinj që shpenzojnë kohën aty. Në fakt një kafe e një skedinë të ndryshon ditën, ndërsa libri ndryshon jetën.

Shtëpitë botuese dhe bibliotekat duhet të bashkëpunojnë në gjetjen e politikave të përbashkëta për të tërhequr të rinjtë të lexojnë libra. Kohet e fundit shtëpitë botuese kanë ndërmarrë disa panaire, kjo e ka rritur pak numrin e lexueseve. Për sa kohë nuk ka politika konkrete atëherë shtëpitë botuese nuk duhet të ankohen se nuk shiten librat. Shtëpitë botuese në Shqipëri funksionojnë si biznese për të fituar lekë, në momentin që heqin dorë nga ky parim, mund të gjejnë zgjidhje e të afrohen me lexuesin. Ka raste kur  bashkëpunimi midis shtëpive botuese është në nivele minimale, krijohen grupe me interesa të përbashkëta në dëm të shtëpive të tjera botuese. Në Shqipëri kemi shumë shtëpi botuese dhe pak lexues, numërohen mbi 300. Vitet e fundit janë shtëpitë botuese që sjellin në treg librat që ato dëshirojnë e jo sipas kërkesës së qytetarëve. Nëse doni që njerëzit të lexojnë libra atëherë duhet gjetur çelësi që rrit krijon dëshirën për librat. Kjo duhet të nisi që nga shkolla fillore deri në universitet. Ndryshe nga disa të tjerë mendoj se shqiptarët e duan librin, rrethanat i kanë larguar. Këtu nuk duhet të justifikojmë ata që kanë mundësinë të blejnë ose marrin libra në librari ose biblioteka, kjo është pjesa më problematike e popullsisë. Këta i gjen në lloto e kafene gjithë ditën. Madje propozoj që të vendoset tarifë për ata persona që qëndrojnë ulur në kafene më shumë se një orë, ata dëmtojnë jo vetëm veten e tyre por edhe këto biznese. Ka nga ata shqiptar që me një makiato të zënë karrigen e kafenesë nga mëngjesi në darkë. Nëse doni që shqiptarët të lexojnë libra, atëherë duhet t’i nxirrni nga llotot dhe kafenetë. Shqiptarët duhet të kërkojnë librin e nga ana tjetër biblioteka, shtëpitë botuese dhe libraritë duhet të gjejnë lexuesit, në rastin tonë duhet ti krijojnë.

In : Aktuale

Loading...
loading...