PËRSOSMËRIA!

Muhamet Borova
Si fëmijë kam menduar se veshja e njeriut është shkaku primar për të qenë i përsosur,i përkryer. Sa më shumë kalonte koha imazhi për përsosmërin filloj të ndryshojë. Përsosuria është një mall i çmuar vlera e të cilës nuk mund të blihet dhe nuk mundet të shitet, por kultivohet me maturi, me durim, me mësim, me ushtrime,me edukatë! Njerëzit që kryejnë detyra të ndryshme, midis tyre ka të përsosur dhe jo të përsosur ,por puna është si ti dallojmë! Jemi shtet ku politikanët vlersohen më shumë se “thesari” me ar! Kur një politikan të buzëqesh edhe atëher kur nuk i buzëqeshet , kur të ofron ndihmë të pashmangshme pa kushtëzime është person me përsosmëri!
I përsosur është ai që të kupton para se të flasish, kujdeset për ndjenjat e të tjerëve, nuk ofendon por lavdëron, nuk flet për pasurin e tij, e pinë kafen edhe me të varfërin, nuk bën dallime në ngjyrën e lëkurës, nuk bën dallime në përkatsinë etnike. I përsosur është ai që ndihmon kur dikush ka nevojë, që nuk është hakmarrës me tendencë, që kënaqet kur të tjerët i bën të lumtur.I përsosur është njeriu që ka lindur të bëj gjëra të mira! I përsosur është ai i cili e respekton bashkëshorten edhepse është e pa arsimuar, i adhuron prindërit patriakal duke mos u turpëruar prej tyre ! I përsosur është ai i cili nuk mashtron, pasi mashtrimi është lloj i modifikuar i ”tiranisë”. I përsosur është ai që nuk preokupohet me iluzionet, dhe nuk është i hipnotizuar nga interesi, pasuria, kryelartësia, dhe prestigji!
Kur nëna 50 herë fëmijës do tia lexojë “Kësulkuqen” me durim deri sa ta kuptojë,kjo është përsosuri, efektive !StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...