Pesë të vdekur, mbytet anija e nisur nga Ankona drejt Durrësit

Mjeti lundrues i mbytur, i cili u nis nga Ankona për në Shqipëri, po tërhiqte një tjetër pajisje detare që në portin e Durrësit do të përdorej për punime detare

Një tragjedi ndodhi gjatë mesnatës pesëdhjetë milje larg brigjeve të Barit, në ujërat ndërkombëtare, teksa një anije ishte nisur nga Ankona drejt Durrësit.

Mediat italiane raportojnë për pesë të vdekur dhe një të mbijetuar.

Konfirmimi vjen nga burime hetimore italiane, për ANSA.StrugaLajm

Komandanti, një sicilian 63-vjeçar, është i vetmi i mbijetuar dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Barit. Pesë anëtarët e tjerë të ekuipazhit që ishin në bord, dy pulianë nga Bari dhe Molfetta, dy nga Marche dhe një tunizian, u identifikuan më vonë.

Trupat e tyre u gjetën pas disa orëve kërkimi.StrugaLajm

Trupat e tyre në orët në vijim u transportuan me një skaf patrullimi të rojes bregdetare në portin e Barit, ndërsa në mbrëmje në Bari do të mbërrijë edhe mjeti lundrues që ishte ngjitur në rimorkjator.

Mjeti lundrues i mbytur, i cili u nis nga Ankona për në Shqipëri, po tërhiqte një tjetër pajisje detare që në portin e Durrësit do të përdorej për punime detare.

Pas fundosjes, një tjetër rimorkiator që ndodhej në zonë ka ndërhyrë për të të nxjerrë anijen e mbytur në bregdetin pulian. Mediat italiane thonë se 11 personat në bordin e anijes që ndërhyri janë në gjendje të mirë dhe, përveç komandantit të mbijetuar, mbeten të vetmit dëshmitarë okularë të anije-mbytjes.

In : Aktuale

Loading...
loading...