Petrit Pollozhani :Ekonomia në pandemi dhe pritshmëritë pas përfundimit të saj

Rregullimi i ekonomisë nga shteti është jo efikas, me fjalë tjera korniza ligjore për aktivitetet ekonomike nuk arrin ti japin nxitje zhvillimit ekonomik. Korrupsioni, nepotizmi, gjyqësori joefikas dhe selektivë janë poashtu prezente dhe i marrin frymën rritjes ekonomike. Disavantazhet e cekura më sipër na tregojnë se ekonomia e brishtë e Maqedonisë së Veriut vështir del nga krizat

Nga Petrit POLLOZHANI

Shtetet e BE, ato Ballkanike si dhe shumë vende tjera të globit, duke paralajmëruar përfundimin e pandemisë, kanë filluar të lehtësojnë masat shtrënguese dhe ti hapin kufijtë. Opinionin e gjerë e intereson për pasojat ekonomike që solli pandemia dhe cilat janë pritshmëritë pas përfundimit të saj.

VETIT E KRIZËS EKONOMIKE

Në ekonomi janë të njohura ecuritë e cikleve biznesore, të cilat lëvizin herë drejt rënies herë drejt rritjes. Disa nga këto cikle rezultojnë me rënie të thella dhe krijojnë tronditje të mëdha ekonomike. Një nga to është dhe kriza e fundit e shkaktuar nga virusi Covid 19. Kriza më e thellë ekonomike, është ajo e depresionit të thellë e viteve 1929/33, dhe e historisë më të re është ajo e viteve 2007/09. Kriza aktuale si pasojë e korona virusit ka filluar që nga muaji mars dhe akoma vazhdon. Ajo dallon nga krizat e cekura më sipër sepse ka specifikat e veta, të cilat janë: Së pari është shumë e shpejtë dhe e ashpër, madje pa asnjë paralajmërim, së dyti, e goditi rrufeshëm kërkesën dhe ofertën agregate, së treti, ka më shumë elemente pasigurie saj përket kohëzgjatjes sepse varet nga veprimi i virusit. Në shumë shtete të botës të infektuarit janë reduktuar dukshëm por ka dhe shtete në të cilat ajo merr hovë, si psh në ato të Amerikës Latine, Rusi, aktualisht ka tendencë rritje në Itali, Maqedoninë e Veriut dhe disa shtete tjera. Derisa të zbulohet vaksina kundër Covid 19 pasiguria është prezente. Së katërti, për ndryshim nga krizat tjera (1929/33 dhe 2007/09) kjo e fundit nuk e ka origjinën nga sektorët bankar dhe financiar, dhe si të tillë ato janë më likuidë dhe ekonomisë mund ti japin më shumë mbështetje në para dhe së pesti, ka të ngjarë që kjo krizë të jetë më e shkurtër krahasuar me krizat tjera por me goditje shumë më të fuqishme.

Ekonomia botërore në proceset globalizuese aktuale funksionon gati si një ekonomi kombëtare. Rritja ekonomike e shteteve të zhvilluara tërheqin si vagon dhe rritjen e ekonomive jo mjaft të zhvilluara. Ashtu psh. rritja ekonomike e ShBA, si ekonomi e cila ofron ¼ e prodhimeve dhe shërbimeve të globit, rezulton dhe me rritje ekonomike të gjitha shteteve tjera. Në 3 mujorin e parë të vitit aktual sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar ekonomia e SHBA për shkak të pandemisë shënoi tkurrje të PBB prej 1.2 %, ndërsa ekonomia e globit u tkurr me 3 %. Trende negative kanë shënuar gati gjitha shtetet e globit dhe jemi dëshmitarë se shfaqja e krizës ishte pa paralajmërim, shumë e shpejtë dhe tepër e fuqishme. Sa do vazhdon ajo, ngel për të shikuar, por një është e sigurt ajo merr formën e një recesioni të ashpër duke prek gati të gjithë sektorët ekonomik.

BASHKIMI EVROPIANStrugaLajmStrugaLajm

Ekonomia e BE e cila ofron po ashtu ¼ e prodhimeve dhe shërbimeve të globit gjatë pandemisë, në tremujorin e I, krahasuar me tremujorin e vitit paraprak shënoi tkurrje ekonomike 3 herë më të lartë nga ajo SHBA (3.8 %). Franca me Italinë si fuqia e II respektivisht e III në BE patën tkurrje mbi mesataren (5.8 respektivisht 4.7 %,) ndërsa Gjermania si ekonomia më e fuqishme e BE pati tkurrje prej 2.3 %. Çdo tkurrje ekonomike rezulton me rritjen e papunësisë e cila gjatë tremujorit të parë në BE u rrit me 0.2 % ose shprehur me numra absolut humbja e mbi gjysëm milioni vende pune, tendencë e cila pritet të vazhdojë. Pandemia goditi gati të gjithë sektorët ekonomik duke filluar nga industria si bartëse e zhvillimit mandej, shërbimet, turizmi, komunikacioni etj. Ecurit e tilla ekonomike logjikisht rezultojnë dhe me tkurrjen e të hyrave publike. Për shkak të izolimeve dhe masave tjera shtrënguese u tkurrën këmbimi i mallrave dhe shërbimeve. Në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e vitit paraprak në BE eksportet u tkurrën për 20 % dhe importet për 18 %Related Posts

BALLKANI PERËNDIMORË

Ekonomit e brishta të Ballkanit Perëndimor gjatë pandemisë përcjellin trendet globale. Sipas FMN-së, rajoni i Ballkanit në tremujorin e I të këtij viti krahasuar me tremujorin e vitit paraprak shënoi tkurrje të njëjtë me ekonomin e globit (3.1%). Rënie më të thellë shënoi Mali Zi me Shqipërinë (5.6% respektivisht 5.0%). Tkurrja aq e thellë e këtyre shteteve ishte pasojë e goditjeve të fuqishme të sektorit të turizmit i cili në këto ekonomi ka kontribut të rëndësishëm në formimin e PBB. Vijon Kosova me tkurrje prej 4.5%, Bosnja dhe Hercegovina me 3.2% dhe Maqedonia e Veriut me tkurrje më të ulët prej vetëm 1.4%. Në vitin 2021 pritet që ekonomit të kthehen në gjendjen e para pandemisë, dhe rritje më të shpejtë do të ketë Shqipëria me Kosovën prej 8.8 respektivisht 5.2%. Se si do të jenë rimëkëmbjet e ekonomive të Ballkanit Perëndimor në periudha afatmesme do varet nga kohëzgjatja e pandemisë, struktura ekonomike dhe masat që do marrin qeveritë. Por një është e sigurt se rimëkëmbjet nuk do jenë të lehta dhe të shpejta sepse ekonomit ballkanike nuk karakterizohet me zhvillime dinamike.StrugaLajm

MAQEDONIA E VERIUT

Ekonomia maqedonase sipas FMN do të shënon tkurrje sa mesatarja e rajonit të Ballkanit (3.2 %) në nivel vjetor, nëqoftëse virusi zgjat veprimin e tij dhe në tremujorin e dytë. Fatkeqësisht shanset e një veprimi të zgjatur të virusit janë reale. Shqetësuese është rënia e prodhimit industrial prej 10.8 % në mars të këtij viti e shoqëruar me tkurrjen e punësimit në këtë sektor prej 3.5%, pasi pandemia vepron dhe në tremujorin e dytë rënia e prodhimi industrial pritet të thellohet. Masat shtrënguese ndaj pandemisë tkurrën dhe këmbimin ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve. Në Maqedoninë e Veriut, eksportet në 4 muajt e para të vitit (janar-prill) ranë për mbi 17 % dhe importet për 10% edhepse pandemia pati efekte të fuqishëm vetëm në muajin mars dhe prill. Tkurrja ekonomike sigurisht se do të shoqërohet dhe punëtor të larguar nga puna dhe reduktim të të hyrave publike, këto të fundit vetëm në muajin maj ishin më të ulta për 24% nga ato të planifikuara dhe në nivel vjetor ato priten të reduktohen për 11.5%. Ecuria e tillë e të hyrave publike tregon se hapësira fiskale në Maqedoninë e Veriut do të jetë e ngushtuar dhe si e tillë e limituar për të financuar projektet e planifikuara kapitale, për tu marr me Covid 19 dhe të dalat tjera publike. Goditjen nga virusi e ndiejnë të gjithë sektorët por turizmi është ai që vuan më së shumti. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e vitit paraprak numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut ra për 56.3%.

DEFICIT REKORD BUXHETOR DHE HUA PUBLIKE PREJ 60% TË PBB

Deficiti buxhetor i Maqedonisë së Veriut deri në maj të këtij viti është 2.8 % e PBB, planifikohet që deri në fund të vitit të arrij pjesëmarrje rekorde prej 6.8 % të PBB. (Sipas marrëveshjes së Mastrihtit deficiti buxhetor nuk duhet të kalon limitin prej 3 % të PBB). Nga mungesa e të hyrave publike si pasojë e tkurrjes së ekonomisë nga pandemia Maqedonia e Veriut planifikon huazim prej mbi 1.4 miliardë €, me të cilën huaja publike do të arrijë pjesëmarrjen a sajë prej 60 % të PBB dhe do të hyjë në grupin e shteteve me ngarkesë të lartë të huas publike. Vlerësoj se huaja publike në kohë krize është e domosdoshme, sepse në të kundërtën nuk mund të realizohet ringjallja, por ajo duhet shfrytëzuar në formë racionale për të cilën, përvojat e deritanishme nuk na bindin.

PRITSHMËRIT PAS PANDEMISË

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet që ekonomia maqedonase në vitin 2021 të rritet me normë prej 7 % dhe ajo të kthehet në pozitat e para krizës. Sipas përvojave të deritanishme të lëvizjeve ciklike, ekonomia maqedonase vështir rimëkëmbet në periudha afatmesme dhe afatgjata. Dëshmi për këtë janë periudha 2001/08 (kriza e luftës së armatosur midis UÇK dhe forcave qeveritare dhe rimëkëmbja deri në shfaqjen e krizës globale) dhe ajo e periudhës 2009/19 (mbarimi i krizës globale dhe rimëkëmbja deri në shfaqjen e pandemisë). Në dy periudhat kohore ekonomia u rrit me normë mesatare vjetore prej 2.6 % . Një rritje e tillë ekonomike për shtetet me të ardhura mesatare siç është Maqedonia e Veriut është e pa mjaftueshme për të realizu kthesa të shpejta dhe te fuqishme pozitive. Për arritjen e një objektivi të tillë për shtetet me të ardhura mesatare nevojitet rritje shumë vjeçare me normë mesatare vjetore prej mbi 5 % ashtu siç rritet, Kina, India dhe disa shtete tjera.

Papunësia edhepse bie, norma e sajë prej 16.6 % në vitin 2019 ngelet në nivele të larta krahasuar me shtetet e BE, dhe gjatë pandemisë ajo do të rritet. Ulja e papunësisë në ekonomin maqedonase nuk është rezultat vetëm i rritjes ekonomike por edhe kontribut i emigrimeve masive. Transformimet strukturore në Maqedoninë e Veriut janë jo efikase. Lehtësitë për marrjen e kredive nga bizneset edhepse përmirësohen ato janë të pa mjaftueshme dhe për pasojë kemi investime të ulta kapitale. Politika e zbatuar monetare arrin të mbajë çmimet stabile por nuk rezulton me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Hapësira e ngushtuar fiskale poashtu do jetë një pengesë për zhvillim të përshpejtuar. Mekanizmat e tregut të lirë nuk janë zhvilluar mjaftueshëm që të përballen goditjet vendore ose ato të jashtme. Rregullimi i ekonomisë nga shteti është jo efikas, me fjalë tjera korniza ligjore për aktivitetet ekonomike nuk arrin ti japin nxitje zhvillimit ekonomik. Korrupsioni, nepotizmi, gjyqësori joefikas dhe selektivë janë poashtu prezente dhe i marrin frymën rritjes ekonomike. Disavantazhet e cekura më sipër na tregojnë se ekonomia e brishtë e Maqedonisë së Veriut vështir del nga krizat.


Loading...
loading...