Pikë e përbashkët kufitarenë Tabanoc dhe Pelincë

Maqedonia dhe Serbia e fillojnë doganimin e përbashkët në vendkalimet kufitare Tabanoc-Preshevë dhe Pelincë-Prohor Pçinski. Informacioni për vendosjen e kontrollit të përbashkët në vendkalimet kufitare është miratuar dje në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Doganimi i përbashkët është njëri ndër qëllimet e Planit Veprues shumëvjeçar për krijimin e Zonës ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor, të miratuar në Samitin në Trieste nga korriku i vitit 2017. Ai mes tjerash parashikon lehtësimin e tregtisë së lirë me mallra dhe përmirësim të menaxhimit të përbashkët me rrezik, kontrolle doganore dhe kontrolle kufitare me një ndalim One-Stop Shop.

Koncepti i kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe kontrolleve kufitare me një ndalje (One-stop shop), do të thotë procedura më të thjeshta, të cilat zbatohen në një vend të përbashkët kufitar, gjatë numrit minimal të ndaljeve sipas mundësisë thjesht ndalje, përmes të cilit kontrolli i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve të tyre transportuese kryhet vetëm një herë në një vend. Me zbatimin e konceptit të kontrollit të përbashkët arrihet harmonizim më i madh dhe lehtësohet kalimi i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese në trafikun rrugor, si dhe gjësendet të cilat udhëtarët e mbajnë me vete.

Në kontrollet kufitare, kryesisht janë përfshirë organet të cilat janë përgjegjëse për kontroll të lëvizjes së personave, mallrave dhe mjeteve transportuese, si dhe zbatimin e formaliteteve doganore me qëllim që të zbatohen dispozitat në fuqi. Përkohësisht, sipas nevojës përfshihen edhe organe të tjera kompetente për zbatimin e dispozitave tjera ligjore nga interesi dhe vlera për shtetin dhe qytetarët, siç janë në fushën e shëndetit publik.StrugaLajm

Doganimi i përbashkët mundëson shkallë më të lartë të harmonizimit të kontrolleve kufitare dhe zbatim përparues të konceptit të menaxhimit kufitar të integruar, zvogëlim të mundësisë për mashtrime doganore, për shkak të kontrollit të drejtpërdrejtë në dokumentet komerciale të cilat e ndjekin mallin, vendosjen e kontrollit dhe kryerjen e formaliteteve kufitare nga ana e të gjitha organeve kompetente për zbatimin e tyre, në dy shtete fqinje, gjatë ndaljes së vetme, përshpejtimin e lëvizjes së udhëtarëve, mallra dhe mjete transportuese në vendkalimet kufitare ku koncepti i tillë është vendosur dhe do të bëhet kursim i resurseve të nevojshme për realizimin e konceptit. Kontrolli i përbashkët sipas paralajmërimeve duhet të vendoset edhe në linjën hekurudhore Tabanovcë drejt Serbisë dhe në Qafëthanë drejt Shqipërisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...