Piu Viagra/ 80-vjeçari “tërbohet” pas refuzimit të gruas për të bërë s*ks dhe e vret me thikë

Një 80-vjeçar italian i quajtur Vito Cangini ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij pasi ajo i premtoi se do të bënte seks me të në Krishtlindje, por ndryshoi mendje dhe refuzoi pasi ai mori Viagra.

Ai është akuzuar për vrasjen e gruas së tij Natalia Kyrychok, 61 vjeç, sepse ajo refuzoi të bënte seks me të pasi ai mori një pilulë Viagra. Refuzimi nga ana e zonjës nuk është pritur mirë nga 80-vjeçari, i cili ndër të tjera është bërë xheloz se e shoqja tërhiqej nga shefi i saj.

Ai akuzohet se e kishte lënë trupin e përgjakur të gruas në dysheme dhe kishte rënë për të fjetur. Vetëm të nesërmen burri i moshuar thuhet se i ka treguar një fqinji për atë që kishte bërë, të cilit gjithashtu i kërkoi të njoftonte policinë. Por ky i fundit ka refuzuar të bëjë diçka të tillë.StrugaLajm

Më pas, i moshuari i ka treguar një gruaje dhe i kërkoi po ashtu të njoftonte autoritetet, por edhe ajo kishte refuzuar për shkak se nuk e besonte një gjë të tillë.StrugaLajm

Si përfundim Cangini ka telefonuar në restorantin ku bashkëshortja e tij punonte si kuzhiniere, dhe i tha pronarit: “E di që ka diçka mes ju të dyve.”

Më tej ai i tha se “nuk do ta shihte më kurrë” zonjën Kyrychok, prandaj pronari kishte njoftuar policinë e cila kishte gjetur trupin e gruas. Gruaja u qëllua me thikë të paktën katër herë, përfshirë dhe një goditje në zemër.


Loading...
loading...