Plagosen tetë persona në Suedi, dyshohet për sulm terrorist

Një burrë ka plagosur tetë persona, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, në një sulm me thikë në një qytet në jug të Suedisë të cilin policia po e trajton si të dyshuar për terrorizëm.

Sulmuesi, i cili është në të njëzetat e tij, goditi në pesë lokacione të ndryshme në qendër të Vetlandës tha policia.

Brenda pak minutash ai u qëllua dhe u plagos nga policia, dhe tani është në paraburgim.

Kryeministri Stefan Löfven tha se “dhuna e tmerrshme” ishte një kujtesë e “sa e dobët është ekzistenca jonë e sigurt”.

“Ne përballemi me këto veprime të neveritshme me forcën e bashkuar të komunitetit”, postoi ai në Facebook.StrugaLajm

Çfarë dihet për sulmin?

Pesë skena të ndryshme krimi, disa qindra metra larg, u identifikuan, tha shefi i policisë lokale Jonas Lindell.

Një dëshmitar okular, i tha gazetës lokale Vetlanda-Posten: “Dëgjuam një ulërimë nga rruga. Pastaj pamë një burrë që hyri në dyqan, duke bërtitur se ishte therur me thikë. Gjaku po derdhej nga shpatulla e tij, kështu që ne morëm peshqirë dhe i bëmë presion plagës”.StrugaLajm

Banorja lokale Olivia Strandberg i tha transmetuesit SVT se kishte parë nga dritarja e saj të dyshuarin.

“Sapo kisha mbërritur në banesën time kur shoqja ime më e mirë më shkroi dhe më tha,”Mos dil!”.

Asnjë detaj nuk u dha për armën e përdorur.

Detektivët fillimisht thanë se ata e kishin klasifikuar sulmin si vrasje në tentativë, por më vonë njoftuan se kishin hapur një hetim terrorist dhe po punonin ngushtë me policinë suedeze të sigurisë.

Sipas shefit të policisë lokale, i dyshuari është një banor i zonës dhe i njohur më parë për policinë por në të kaluarën ai dyshohej vetëm për “krime të vogla”, raporton agjencia e lajmeve AFP, transmeton Klan Kosova.

In : Aktuale

Loading...
loading...