Plani i Zoran Zaevit për t’i punësuar të rinjtë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka një plan interesant dhe dinamik për ti punësuar të rinjtë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai zbardhi projektin e ri me të cilin të rinjtë pas përfundimit të shkollimit do të mund të punësohen  për një kohë të caktuyar në sektorin privat.

“Juve ju mbetet t’i pranoni të rinjtë që kanë përfunduar shkollimine dhe t’u ndihmoni të praktikojnë njohurië e tyre, paratë për pagat do t’i sigurojë qeveria…Çdo investitor, pa marrë parasysh a është vendor apo i huaj, që do të fillojë investim nga themelet do ti fitojë kushtet e mira  që deri më tani i kanë fituar investitorët e huaj. Kjo do të thotë lirim nga tatimi personal, lirimi nga tatimi i fitimit, mbështetje në ndërtimin e infrastrukturës, lokacione të lira, por njëkohësisht edhe ndihmën e drejtpërdrejtë shtetërore në mijëra euro për të punësuar”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i RM-së.StrugaLajm

Përveç kësaj, Zaev kërkoi ndihmë nga sektori privat për angazhimin e një pjese të administratës publike, për të cilët Qeveria do të paguante pagat.  Në fokus të masave të Zaevit dhe të biznesmenëve ishte edhe ajo se si të mbahen të rinjtë në Maqedoni. Nga lidhja e Sindikatave të Maqedonisë theksuan se tri kërkesat kryesore të tyre janë: eliminimi i ekonomisë gri, gjegjësisht eliminimin e kompanive që punojnë pa dokumentacion të rregullt, reforma në shërbimin inspektues dhe pjesëmarrja e komunitetit të biznesit në krijimin e politikave ekonomike.

Partia opozitare VMRO-DMPME, planin e Zaevit e quajti vetëm një mashtrim.StrugaLajm

Deputeti Ilija Dimovski deklaroi se, Zaevi ka premtuar dicka tjetër një zgjedhjet parlamentare, ndërsa tani po mundohet të reteroj.

Sipas tij, kryeministri i ri nuk ka mundësi të gjej fonde të mjaftueshme për realizimin e këtij projekti. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...