Plazhet në Strugë dhe Ohër janë pa shpëtimtarë (VIDEO)

Fillimi i sezonit turistik në Ohër dhe Strugë filloi me probleme. Tre raste fatale brenda disa ditësh. Në mesin e viktimave ka edhe njerëz të moshuar që pas hyrjes në ujë kanë vdekur nga ataku në zemër. Mjekët paralajmërojnë të shmanget qëndrimi në plazh nga ora 12 deri në 17, si dhe hyrja e menjëhershme në ujë. Disa nga plazhet janë ende pa shpëtimtarë në ujë, ndërsa probleme shtesë krijojnë edhe numri i madh i varkave me pedale të cilat shpesh i përdorin persona të cilët nuk dinë të notojnë mirë.

Ekipet e shpëtimit në Strugë deri tani kanë pasur 100 ndërhyrje ndaj personave në rrezik nga mbytja, si dhe në kërkimin e fëmijëve të humbur në plazhe.

Rasti i fundit i mbytjes nga varka me pedale në Strugë ishte rreth 400 metra nga bregu, ndërsa zona e caktuar për shpëtim është 60 metra. Nga kapitaneria e Ohrit thonë se përdorimi i varkave me pedale duhet të rregullohet me ligj. Ata shtojnë se shumë varka me pedale janë në gjendje të keqe teknike, por se nuk kanë asnjë mekanizëm për të reaguar.StrugaLajmStrugaLajm

Unë personalisht mendoj se ligji duhet të ndryshohet në atë pjesë, e cila pa dyshim do të ndodhë deri në vjeshtë dhe patjetër ti vëmë varkat me pedale në një dispozitë ligjore edhe atë nga disa aspekte. Aspekti i parë është rregullsia e tyre teknike- tha kapiteni  Goran Ustijanoski.StrugaLajm

Në Ohër 30% e plazheve sipas Kryqit të Kuq ende nuk janë të sigurta, apo nuk kanë shpëtimtarë si dhe zona të shënuara për larje. Në Strugë, ajo përqindje është 50./alsat-m

In : Aktuale

Loading...
loading...