“Plazhi i vdekjes” në Shqipëri, çdo vit me të mbytur

Një ditë pas ngjarjes tragjike ku tre të rinj u mbyten në plazhin e Porto Novës në Zvërnec, policia e Vlorës ka ngritur një patrullë lëvizëse më motor që sensibilizon pushuesit që të kenë kujdes kur futen në det dhe te shmangin zonat anësore ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë. Plazhi i Porto Novës ishte pothuajse i boshatisur këtë diel, jo vetëm pas ngjarjes së rëndë, por edhe për shkak të reshjeve të shiut. Ndërkohë, banorët e fshatit Zvërnec thonë se plazhi i Porto Novës është një nga më të bukurit e gjithë zonës së Vlorës, por përbën rrezikshmëri për ata qe nuk e njohin pasi ka rryma të brendshme, të cilat u marrin jetën. “Ai është një bregdet shumë i bukur, por njerëzit nuk janë asnjëherë të informuar për rrezikshmërinë që ka. Aty ka shumë rryma”, thotë Geron Moçka, banor në Zvërnec. “Kam rastisur 3 vite kur këtu janë mbytur njerëz”, thotë një pushues. “Aty ka rryma ujore. Uji godet në shkëmb dhe kthimi i menjëhershëm. Edhe ne si banorë na ka ndodhur. Këtu mund të jenë mbytur rreth 30-40 veta ndër vite. Duhet të vendoset patjetër një tabelë informuese”, shprehet Filip Balli, banor në Zvërnec. Banorët dhe pushuesit i kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse që të vendosin tabela sinjalizuese në këtë zonë të rrezikshme, që ky plazh të mos marrë më jetë njerëzish, siç ndodh çdo vit. (Tch)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...