Plehrat e Shqipërisë

Koço Kokëdhima

Kur, 16 vite më parë, ndaluam, të gjithë së bashku, ndërtimin e inceneratorit të Kasharit, që ishte projektuar për të djegur miliona tonë plehra të Italisë të sjella nga ‘Ecomafia’, besuam se e fituam betejën me helmuesit e ajrit, tokës, jetëve dhe të ardhmes së vendit.

Gabuam.StrugaLajmStrugaLajm

Elita e vjetër politike nuk hoqi dorë nga plehrat. PD-ja e kaloi në vitin 2011 ligjin për menaxhimin e mbetjeve. PS u betua se do ta rrëzonte, sepse mundësonte edhe importimin e mbetjeve toksike dhe ai ishte ndër VKM-të e para të qeverisë së saj më 15 shtator 2013. Por, ende pa u tharë boja, sajoi krizën e industrisë ricikluese, që gjoja kishte mbetur pa lëndë të parë, dhe ajo duhej importuar.

Pastaj u sajua bomba ekologjike në Elbasan për të justifikuar inceneratorin e parë. Më pas Fieri dhe Tirana. Të gjitha me PPP që, deri më sot, kanë marrë 75 milionë euro nga buxheti, edhe pse nuk kanë bërë punë. Qeveria thotë se nuk ka fonde për të uriturit, të sëmurët, të pastrehët dhe të papunët. Por për inceneratorët po, sepse janë biznesi i saj që po financohen me gjakun e shqiptarëve dhe do t’ua thithë edhe për tri dekada, duke u faturuar nga 29 euro për tonë plehrash. Një biznes kolosal, që s’mund të rrijë në këmbë pa importin e plehrave nga jashtë.StrugaLajm

Ndaj është tërbuar edhe PD-ja, që po llogarit humbjet e një biznesi që nuk arriti ta pronësonte në 8 vitet e fundit në pushtet.

Vetëm shqiptarët nuk po ndjehen. As si në vitin 2004 përballë ‘Ecomafies’, as si ata 50 mijë nënshkrues të referendumit të 8 viteve më parë. Kanë ulur kokat, humbur forcën, protestën e revoltën dhe ua kanë lënë arenën plehrave të politikës, që do ta helmojnë përfundimisht këtë vend po nuk u ngritëm si më parë.(Shekulli.com.al)

In : Aktuale

Loading...
loading...