Po pse është e veçantë Gjykata Speciale?

Xhevdet Nasufi
Konfliktualiteti politik në Kosovë,kriza politike e vazhdueshme, resurset menaxheriale të shtetit në mospërputhshmëri me nevojat imediate,shteti dhe vlerat publike gjithmonë të sfiduara, domosdoshëm e përballen Kosovën jo vetëm me Serbinë e trimëruar, por edhe me vetvehten,dhe në fund edhe me Ligjin për Gjykaten speciale-tronditje e veçantë. Ligji dhe Gjykata speciale në interpretimin më logjik juridik nuk është jasht sensit të filozofisë juridike,por me syrin e shikimit analitik-politik qartësisht reflekton goditje të sistemit juridik –gjyqësor të Kosovës,por jo vetëm:
Së pari, ngritja e Gjykatës speciale në sensin më simplifikativ reflekton mosebesim të konsideruar të komunitetit ndërkombëtar në organet gjyqësore të Kosovës dhe kjo është shqetësuese;
Së dyti, Gjykata speciale është sovrane dhe e paankimueshme për kompetencat e saja,e veçuar përkah jurisdiksioni kohorë, lëndore, personal e të tjerë.Kur bëjm komentimin e këtill është percuditese se shqiptarët nuk e kanë për qef ta komentojn shprehimisht faktin : Objekt trajtimi i Gjykatës speciale janë veprimet inkriminuese të kryera në teritorin e shtetit te Kosoves,nga qytetarë të Kosovës,por edhe nga individe nga teritori i ish Jugosllavisë në rrethana të cilësuara.Pra,formalo- juridikisht krimet e serbëve të kryera në Kosovë gjatë periudhës të përkufizuar edhe munden të trajtohen para kësaj Gjykate,kur per kete janë plotësuar parakushtet e definuara ligjore dhe jane te pregatitura dosjet gjegjëse;
Së treti,me Ligjin për Gjykatën speciale Kosova ka përjashtuar kompetencën teritoriale dhe kadrovike-personale të veten.Pra,vendgjykimi dhe personeli gjyqësor si dhe ai administrativ i është deleguar komunitetit ndërkombëtar;
Së katërti,përjashtimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vlersësimin e
kushtetushmërisë së akteve që mund të ankimohen për papërputhshmëri me sistemin kushtetues të Kosovës.Këtë jurisdiksion Kosova ja ka deleguar Dhomes së Gjykatës kushtetuese e instaluar pran Gjykatës speciale.
Suspendimet e numëruara,edhepse nuk duhet të kenë qëllimin e çvleftësimit të sovranitetit shtetëror të Kosovës, ndërhyrja e konsideruar në sistemin juridik dhe gjyqësor të Kosovës lën hapsirë reale për dyshim të bazuar për këtë. Reflektimet te shqiptarët se Gjykata speciale barazëpeshon okupuesin,politikën gjenocidale sërbe me viktimën, Gjykatës i impenjojn detyrimin e pashmangshëm tu përgjigjet me fuqin e argumentit dhe të provës për fajsi dhe pafajsi,nëpërmjet vlerësimit të shkallës së rrezikshmërisë së krimit ordiner te pretenduar ne Kosove dhe gjenocidit te sprovuar serbe të luftës.
Detyrimisht, Gjykaten speciale nuk duhet kuptuar si ndëshkim të rrugëtimit të vështirë të Kosovës në paqë,apo si rishqyrtim të një politike shoveniste, shfarosëse dhe gjenocidiale serbe, apo të idesë për rishkrimin e historisë të luftës çlirimtare të Kosovës. Këtë Gjykatë në sensin parimor duhet kuptuar si ripushtim të lirisë, demokracisë.Këto vlera ripushtohen dhe mbrohen në kontunitet dhe pakompromisë në shoqëritë demokratike nëpërmjet ligjeve pozitive.Kosova nuk mund të bëj përjashtim nga ky detyrim.Nga ky kendveshtrim Gjykata speciale edhe nuk mundet te paragjykohet.