Po vjen bora e parë në Maqedoni!

Reshje të borës në male dhe formim të shtresës së dëborës, si dhe rënie të përnjëhershme të temperaturave për 15 gradë, njoftojnë meteorologët për fundjavën në vijim. Reshje të borës do të ketë veçanërisht në pjesët veriore ku kufiri i borës mund të zbret edhe nën 1500 metra të lartësisë mbidetare dhe do të formohet mbulesë dëbore.

Nën ndikimin e ajrit të lagësht dhe të ftohtë prej të premtes nga fundi i ditës vranësirat do të rriten dhe do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe të shtunën, ku në disa vende do të jenë më të mëdha. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila do të shkaktojë rënie të dukshme dhe të  përnjëhershme  të temperaturës së ajrit për rreth 15 gradë.

Nga DPHM theksojnë se nesër dhe pasnesër moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, por do të ketë ndryshim të konsiderueshëm në shtypjen e ajrit  e cila do të ulet për rreth 20 njësi matëse.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...