Poeti strugan shkruan një poezi për Komandant Çakalla

Komandant Çakalla
Shkruar nga Ibrahim Abedini – Poeti Strugan
( Poezi kushtuar Komandant Çakallës, Avdil Jakupi, për trimërinë dhe sakrificën e pa thyer në luftrat e fundit për liri dhe bashkim kombëtar)

Tanushë, o vend i shqiponjave
Fole e trimave dhe e heronjve
Lirisë nga gjaku yt i ke dhuruar
Me zërin e pushkës i ke kënduar

Në ato kreshta e male të rralla
Ku pinë ujë burimi zanat e gjalla
Me natyrë të bukur sikur në përralla
Lindi i pavdekshmi, komandant Çakalla

Tanushë e Avdilit me rreze të diellit
Ngrite zë lirie deri në kupë të qiellit
Shëmbe bariera, shëmbe ndarje kufiri
Vure në lëvizje një gur të vjetër mulliri

Komandant, o trim, Avdil Jakupi
U hodhe në flakë kur digjej Shkupi
Istikam qëndrove brënda në Haraçinë
Krismat e pushkës t´u bënë bubullimëStrugaLajm

Në tri zona lufte armikut nuk i le hak
Në Tetovë e kumanovë ku derdhej gjak
Në vijën e parë armikut i dole në luginë
I puthe sy e ballë, asaj, martires krahinë

Komandant, shqiponjë sy pa trëmbur
Prag e vatër le për bashkim kombëtar
Ideali i vetëm, o shkëmb i pa shembur
Një Shqipëri natyrale për çdo shqiptar

Jo, nuk të vrau predha e artilerisë
Të preu në besë fjala e tradhëtisë
Sllavo-maqedoni nuk ka akt trimërie
Ka kopilëllëqe dhe gjeste dhelpërieStrugaLajm

Të tradhëtuan, të dorzuan e nuk të mbrojtën
Armikut duke i lëpirë bythën të gjallë rrojtën
Tradhëtarë pa nder si male të thata e pa vlerë
Kufoma gjakprishurish, të një oborri lule pa erë

Gjashtëqind ditë në qeli të errët të torturuan
Flamurin kuq e zi nga zëmra nuk të rrëzuan
Katërmbëdhjet vite burg i mbajte mbi shpinë
Si akullin e pa dëshiruar një e fshehtë luginë

Komandant ishe dhe komandant do mbetesh
Se s´ka kush ta heq titullin që pushka ta dha
I pa thyer nëpër shekuj do jesh ideal Poetësh
Që ditën e parë të luftës kur betimi yt e tha

Dhe armiqtë le të hanë e le të lehin
Shqiptarët ballin tënd do të prekin
Emrin tënd do qëndisin në flamur
Sa herë ditlindje do kesh, o burrë!

E the me fjalë burri e the dhe me besë
Për liri të shqiptarëve sotë dua të vdes!
Nuk e thonë kot se, trimat janë të rrallë
Ndaj dhe ti do mbetesh një hero i gjallë…
Poeti Strugan (I.A)
2020/ Maj/ Göteborg

In : Aktuale

Loading...
loading...