Policët kanë nevojë për uniforma të reja

Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon nga Ministria për Punë të Brendshme që pjesëtarëve të policisë menjëherë t’iu sigurojë uniforma të reja, pasi siç shprehen përfaqësuesit e sindikatës, tashmë 10 vjet policët nuk janë pajisur me uniforma të reja. Në ndërkohë, nga Sindikata i apelojnë Ministrisë përkatëse që të respektojë Ligjin për marrëdhënie pune dhe kontratën kolektive, respektivisht orarin e punës, pasi zyrtarët policorë janë të angazhuar në punë çdo ditë, madje shpesh edhe nga dy ndërrime në ditë, ndërsa iu shkelet edhe e drejta e pushimit javor.

 Nga ana e Ministrisë ka pasur disa tenderë, por të gjithë janë anuluar. Andaj tek ne ka filluar të paraqitet dyshimi se dikush qëllimisht i anulon tenderët, në mënyrë që të mos prokurohet uniformë e re policore. Nga ana e Ministrit dhe Ministrisë janë dhënë disa data se kur do të prokurohet uniforma e re policore, por asnjëra prej tyre nuk u respektua. Kërkojmë nga Ministria menjëherë të prokurojë uniforma të reja në bazë të nevojës urgjente dhe të patjetërsueshme për të punësuarit në polici, sepse zyrtarët policorë verën e kaluan me nga një këmishë, por dimri është para nesh”- deklaroi Martin Efremov, Sindikata e Pavarur e Policisë.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...