Polici që i futi duart vajzës është gjysh. Ka bërë arrestime të bujshme’

Gazetari i Abc News, Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit me Policinë e Shtetit. Jo më larg se dje disa efektivë dhunuan një adoleshent tek Parku i Liqenit.

Ndërkohë, gazetari u ndal edhe tek rasti i disa ditëve më parë, kur një polic u filmua teksa prekte në vende intime një vajzë. Hoxha thotë se ky rast është i rëndë, por është individual. Gazetari dha detaje se polici, i cili më pas u pezullua, ka bërë arrestime të bujshme, madje është i madh në moshë.StrugaLajmStrugaLajm

“Në çdo veprim policor ku filmohet, po të shikosh ka elementë të shkeljes së detyrës. Në rastin konkret, sigurisht polici duhet të jetë e kujdesshëm. Kombinimet e patrullave janë policë të rinj, që e kanë mirësjelljen në komunikim, por edhe të vjetër. Por problemi tjetër është çfarë frymë përcillet te policia. Ka policë edhe të vjetër, edhe të rinj. Ai i para disa javëve ishte i vjetër dhe ka bërë arrestime të bujshme. Ishte një polic që ishte gjysh. Kishte kaluar një karrierë të gjatë në polici.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...