Aktuale
Polici që shiste drogë paditet
Njësia për Trafikim të Paligjshëm të Drogave Narkotike dhe Armëve në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup në Prokurori paraqiti akuzë penale kundër J.J. (40) nga Shkupi, një nëpunës policie, për vepër të kryer penale “prodhimin e paautorizuar dhe hedhjen në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Shkup të dyshuarit i është caktuar masa paraburgim prej 30 ditësh. Sektori i Punëve të Brendshme ngriti procedurë disiplinore dhe J.J. do të shkarkohet nga vendi i punës pas përfundimit të procedurës.