AktualeKurioziteteRajoni

Policia arreston personin se po “vidhte” në kontejnerë bërlloku

Një burrë është ndaluar nga policia dhe më pas është vënë nën hetim në gjendje të lirë sepse është kapur duke vjedhur në kazanët e mbeturinave. Burime nga policia kanë bërë të ditur për portali “Syri” se një 42-vjeçar me inicialet S. Z., është kapur në Tiranë duke vjedhur materiale të riciklueshme. E kjo ka ndodhur në zonën e liqenit artificial. “Në rrugën ‘Anton Ashta’, në kazanët e mbeturinave ka vjedhur disa materiale të riciklueshme”, thanë burimet policore, që pasi kanë ndaluar burrin 42-vjeçar dhe më pas e kanë lënë të lirë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button