LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Policia e Ohrit arrestohet 72 vjeçari për përdhunim të një të miture në Kërçovë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njoftojnë se me propozim të DPB-Kërçovë, është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj 72-vjeçarit A.A. nga Kërçova, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “përdhunimi i fëmijës nën moshën 15 vjeçare”

Sipas SPB-Ohër, i njëjti tashmë është në burgun e Manastirit.

“I raportuari, në periudhën nga nëntori i vitit 2024 deri në prill të vitit 2025, në shtëpinë e tij në Kërçovë dhe vende të tjera, ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një të miture nga Kërçova. Pas udhëzimeve të prokurorit publik, A.A. është privuar nga liria dhe pas kontrollit mjekësor, e mitura është intervistuar në prani të familjarëve të saj, përfaqësuesit të Qendrës për Çështje Sociale dhe avokatit për të mitur”, thonë nga SPB-Ohër.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button