Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale “neglizhim dhe keqtrajtimi i fëmijës”, NJPB-Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër dy prindërve nga Struga. – Me datë 12.02.2023, rreth orës 11:00, në Spitalin e Traunës – Ohër është marrë njoftim se në spitalin “Shën Erazmo”, një fëmijë 16 muajsh nga Struga është sjellë me lëndime të rënda fizike. Pas masave të marra është konstatuar se mbi të miturin në shtëpinë e të akuzuarit ka rënë një pjesë e orendive, njofton SPB-Ohër.
