Aktuale
Policia e Strugës njofton :Arrestohet 26-vjeçari i gjendet marihuanë!

Arrestohet një 26-vjeçar nga Struga, policia i gjen dhe i sekuestron marihuanë
Një i ri nga Struga ka përfunduar në prangat e policisë pasi tek ai është gjetur marihuanë.
Sipas informacioneve nga policia, më 9 mars 2026 rreth orës 22:25, në rrugën “Engelsi” në Strugë, zyrtarët e policisë kriminalistike pranë NJPB Strugë kanë arrestuar një person 26-vjeçar nga Struga.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.





























