Policia e Strugës padi ndaj 25 vjeçarit, shkeli orën policore

Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e një vepre penale “Mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”, Njësia për Punë të Brendshme Strugë ngriti kallëzim penal kundër H.K (25) nga fshati Podgorcë i Strugës pranë Prokurorisë Publike kompetente. Gjatë kontrollit të kryer në fshat më 30.04.2020 në ora 22:45, oficerët policor gjetën personin e raportuar gjatë kohës kur është e ndaluar lëvizja pa leje të autoritetit kompetent.

Zyra për marëdhënie me publikun Zëdhënëse e SPB-Ohër Merlina Islami

In : Aktuale

Loading...
loading...