Policia e Strugës padi ndaj kumanovarit që ishte në karantinë në Strugë

Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e një vepre penale “mosveprim sipas rre
gullave shëndetësore gjatë një epidemie”,SPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër LS (25) nga fshati Matejqe i Kumanovës, pranë Prokurorisë Publike kompetente. Më 8 Prill 2020, në orën 14:20, në Hotelin Drim në Strugë, ku ishte vendosur në karantinë të detyrueshme shtetërore, ai la dhomën dhe manifestoi sjellje jo të përshtatshme dhe agresive ndaj oficerëve të policisë, të cilët po kryenin detyra zyrtare, dhe i injoroi udhëzimet e tyre. Me këtë, personi i raportuar ka shkelur masat për parandalimin dhe shuarjen e përhapjes së virus COVID-19. Zëdhënëse e SPB-Ohër Merlina Islami

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...