Aktuale
Policia e Strugës i liroi lojtarët e Gostivarit , u janë marrë pasaportat dhe kanë marrë kallëzime penale!

Sipas informacioneve tona, pasi dhanë deklarata dhe u ngritën kallëzime penale ndaj tyre, dje tre lojtarë të Gostivarit dhe një anëtar i stafit teknik të këtij klubi janë liruar nga MPB-ja, përkatësisht nga zyrtarët e stacionit policor në Strugë. Të katërve u janë marrë pasaportat, dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale për sulm ndaj një personi zyrtar.
Ende mbetet të shihet se si do të zhvillohet procedura më tej.
Dihet se pas ndeshjes së së shtunës kundër Struga Trim & Lum, këto katër persona gjatë një përplasjeje para dhomave të zhveshjes në stadiumin e Strugës, kanë sulmuar pjesëtarë të MPB-së, prandaj edhe u ndaluan dhe u dërguan në stacionin policor, ku u mbajtën për rreth 24 orë.