Aktuale
Policia- ja çfarë thotë për incidentin në Reçicë të Tetovës
Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë edhe zyrtarisht me komunikatë për ngjarjen e armatosur që ndodhi sonte në Reçicë të Vogël, ku mbeti i vrarë një person nga Kumanova dhe një tjetër mbeti i plagosur.
“Sot rreth 18:20 orë është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Reçicë e Vogël. Pas daljes në vend janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë gjaku. Nga Spitali Klinik i Tetovës, është raportuar se tek ata janë dërguar dy persona që ishin me plagë të qëlluar me armë zjarri, njëri prej të cilavë kishte vdekur. Dy vetë u arrestuan”, thonë për TetovaSot nga Ministria e Brendshme.
Personi që mbeti i vdekur nga të shtënat është Naip Rexhepi (Bellanoca) nga Kumanova.