Policia jep detaje: Dy të vrarët në Shkup janë të moshës 24 dhe 28 vjeç

Sot në mëngjes u raportua për dy të vdekur në Lagjen Tophane në Shkup. MPB bën të ditur se të vrarët janë të moshës 28 dhe 24 vjet të cilët janë gjetur të vdekur në automjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja nga pistoleta dhe pushka automatike, ndërsa ende nuk është bërë i ditur motivi i vrasjes. “Është vërtetuar identiteti i të vrarëve A.b (28) dhe B.V (24), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.StrugaLajm

Burime të Alsat nga MPB-ja njoftojnë se dy viktimat janë Afrim Berisha dhe Burim Vardar, të cilët janë qëlluar në makinë. Forca të shumta policore janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin. Tani për tani nuk dihen motivet e përleshjes. Ministria e Brendshme gjatë ditës pritet të del me detaje rreth këtij incidenti të armatosur.(INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...