Aktuale

Policia jep detaje:Ja çfarë ndodhi me ekipin e FC Struga Trim Lum në Kumanovë


Një incident serioz është shënuar në ndeshjen e djeshme të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Bashkimi Kumanov dhe ekipit strugan Struga Trim Lum, ku situata ka eskaluar në përplasje dhe ndërhyrje policore.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, fillimisht është raportuar për një përplasje verbale mes pronarit të klubit vendas dhe një personi nga ekipi mysafir.
Ngjarja ka vazhduar edhe pas përfundimit të takimit, ku në parkingun e stadiumit disa persona, duke përdorur mjete të mprehta, kanë dëmtuar autobusin që transportonte futbollistët struganë.
“Rreth orës 16:50, në stadiumin ‘Bashkimi’ në Kumanovë, pas ndeshjes ndërmjet ‘Bashkimi’ dhe ‘Struga Trim Lum’, ka ndodhur një konflikt mes B.H. (39), pronar i klubit vendas, dhe një personi nga ekipi mysafir. Më vonë, në parking, disa persona kanë dëmtuar autobusin e ekipit nga Struga. Në orën 20:20, B.H. është privuar nga liria”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Policia bën të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa priten edhe kallëzime përkatëse.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button