Policia konfiskon 3 armë pa leje te një qytetarë i Gorencës!

Për shkak të dyshimit se ka kryer një vepër penale ,, prodhim të paligjshëm, posedim dhe shitje të armëve dhe materialeve shpërthyese “, SPB- Ohër ka ngritur padi penale kundër një 36 vjeçari nga fshati  Gorenc (Komuna e Debërcës)dhe kundër 54 vjeçar nga fshati Trebenisht. Më 20 të muajit të kaluar, pas një urdhri me shkrim të gjykatësit të një procedure paraprake, punonjësit e policisë kontrolluan shtëpinë e 36 vjeçarit në fshatin Gorenc ku gjetën  3 armë, 127 plumba kalibri të ndryshëm, 3 kuti kartoni bosh të municionit dhe 2 mjete për pastrimin e armëve. Ai për armët dhe municionet nuk kishte lejen e duhur Të njëjtën ditë, një kontroll u krye në shtëpinë e të akuzuarit të dytë  ku janë gjetur 20 plumba, 95 kapsula për municion gjuetie, barut, armë dhe makinë për ngarkim manual të municioneve gjuetie. Armët u konfiskuan dhe u dorëzuan për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...