Policia rrugore godet “garat e zeza”

Nga reagimet dhe ankesat më të shpeshta të qytetarëve, të shpërndara nëpër rrjetet sociale mund të vërehet se “garat e egra” zakonisht zhvillohen në pjesë veriore të Shkupit, gjegjësisht në bulevardet e ndërtuara viteve të fundit, siç është ai “Hristija Todorovski Karposh”, apo bulevard “Sllovenia”. Prishja e qetësisë së qytetarëve zakonisht ndodh gjatë orëve të natës, kur prezenca e automjeteve në komunikacion nuk është edhe aq e theksuar

Omer XHAFERI
Shkup, 13 korrik – Kufizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme këtë vit ndikoi që në Shkup e rrethinë mos të organizohen shumë gara të egra me motoçikleta. Por, kjo nuk zgjati shumë dhe me shfuqizimin e orës policore nëpër bulevardet kryesore të kryeqytetit ky shqetësim shumëvjeçar i qytetarëve përsëri u aktualizua. Me qëllim arrestimin dhe prishjen e këtyre garave policia rrugore e Maqedonisë së Veriut, gjatë fundjavës së kaluar ndërmori një aksion të gjerë, në të cilën mori pjesë edhe Byroja e Sigurisë Publike, me çka gjoba iu shqiptuar 22 motoçiklistëve, gjegjësisht gjashtë prej tyre u arrestuan në stacione të ndryshme policore të kryeqytetit.
Me mbarimin dhe fillimin të 10 dhe 11 korrikut siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në rajonin e Shkupit janë sanksionuar tetë drejtues të motoçikletave, te të cilët janë konstatuar një sërë kundërvajtjesh. Tre prej tyre sipas njoftimit të policisë rrugore janë arrestuar në Stacionin Policore në Karposh dhe një në Stacionin Policor në Kisella Vodë. Shkaku i arrestimit të këtyre të fundit ka qenë shkaktimi i zhurmës së madhe dhe mos posedimi i dokumentacionit të mirëfilltë. Njëkohësisht me vendim të policisë rrugore katër prej tetë motoçikletave të kapura në fillim të fundjavës së kaluar pritet të dërgohen për kontroll teknik.StrugaLajmStrugaLajm

“Mbrëmë,Sektori i çështjeve të komunikacionit pranë Byrosë së Sigurisë Publike në koordinim me Departamentin për siguri në komunikacion nga ora 20 e deri në 02 pas natë shqiptoi gjoba 14 drejtueseve të motoçikletave, te të cilët janë konstatuar një varg kundërvajtjesh. Prej tyre njëri është arrestuar në Stacionin Policor në Karposh, tjetër në atë të Çairit, për shkak të shkaktimit të zhurmës mbi të lejuarën gjatë lëvizjes së tyre me motoçikleta dhe për shkak të mos posedimit të dokumentacionit të tyre. Po ashtu gjatë ditëve në vazhdim dy motoçikleta do të dërgohen për kontroll teknik në procedurat e mëtutjeshme”, thonë nga MPB.
Nga reagimet dhe ankesat më të shpeshta të qytetarëve, të shpërndara nëpër rrjetet sociale mund të vërehet se “garat e egra” zakonisht zhvillohen në pjesë veriore të Shkupit, gjegjësisht në bulevardet e ndërtuara viteve të fundit, siç është ai “Hristija Todorovski Karposh”, apo bulevard “Sllovenia”. Prishja e qetësisë së qytetarëve zakonisht ndodh gjatë orëve të natës, kur prezenca e automjeteve në komunikacion nuk është edhe aq e theksuar.  Ndryshe, me probleme të ngjashme ballafaqohen edhe banorët e Komunës së Aerodromit, respektivisht ata të cilët jetojnë buzë bulevardit “Brigada e Tretë Maqedone”.
Shpejtësia e madhe dhe manovrimi me motoçikleta të peshës së rëndë gjatë viteve të fundit ka shkaktuar disa aksidente të mëdha, në të cilët kanë humbur jetën disa qytetar, mes tyre edhe të rinj. Sipas të dhënave jo zyrtare një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që posedojnë motoçikleta mbi 50 cm3 nuk disponojnë me leje për qarkullim.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...