Ejup Berisha
Politikanët shqiptar specialistë të hasmërisve politike e jo të bashkpunimit dhe integrimit të ndërsjellë
Disa politikan shqiptar në rajonin e Ballkanit si këtu te ne në RMV, në RKS dhe në RSH kanë qenë dhe janë shumë shpesh në raporte hasmërie politike me njëri tjetrin, sesa që janë në raporte bashkpunimi dhe bashkrendimi të aktiviteteve dhe veprimeve të tyre politike. Pra këta gjatë pranisë së tyre në politikë dhe marrjes aktive me të shumë shpesh kanë rreshqitur, shpejtë dhe shumë leht në hasmëri në vend të njëjtë të lëvizinin drejtë bashkpunimit më të ngushte dhe aktiv mes tyre. Në sistemet demokratike më shumë preferohet të ketë ura bashkpunimi, komunikimi dhe përafrimi mes politikanëve me qëllim bashkrendimit të puneve dhe aktiviteteve të tyre politike sesa që preferohet që te dominon hasmëria politike mes tyre apo largimi dhe izolimi nga njeri tjetri, nga i cili realitet lindin shumë veprime të pamatura dhe të papranueshme. Në Demokraci elitat politike duhet të jenë më të gatshme të bashkpunojnë dhe të komunikojnë me njëri tjetrin sesa tërë kohës të njejtët vetëmse të zihen, të urrehen dhe të konfrontohen mes vete. Kjo është dëshmi se në mesin e politikanëve shqiptare të vendit tonë dhe të rajonit shumë shpesh ka munguar dhe mungon gatishmëria për tu bërë bashkë dhe për të punuar në interesin e qytetarëve. Pra vetëm të bashkuar dhe të bashkrenduar shqiptarët do të jenë më të fortë dhe më të rëndësishëm në politikë. Apo vetëm duke vendosur ura komunikimi, bashkpunimi e koordinimi të ndë
rsjellë shqiptarët do të arrijnë që
të bëhen faktore te rendesishëm vendim-marrës dhe vendim zbatues ne politikën e ketij shteti. Por në vend të këtyre gjërave disa nga politikanët shqiptar fatkeqsishtë janë përcaktuar për hasmëri, ndarje dhe për përçarje
E kjo dallon rrenjesishte nga format e duhura dhe të domosdoshme të veprimit politik të cilat detyrimishtë
duhet ti praktikonjnë politikanët tanë në kohën e bashkpunimit dhe integrimit më të madh dhe të shtuar jo vetë brenda kufijve kombëtar por edhe ndërkombëtarë. Kur ka bashkpunim dhe komunikim të mirë mes politikanëve të subjekteve të ndryshme politike atëher pjesë aktive të politikës do të jenë njerëzit më të mirë, më të përshtatshëm, më të zotë, më të mençur, më të vetëdijshëm, më largpamës si dhe më produktiv. Ndersa më herët por edhe tani ketu në politikën shqiptare gjatë kohë ka ndodhur dhe po ndodhë e kunderta. Pra fatkeqsishtë si pasojë e këtij realiteti joadekuat në politikën shqiptare pjesë përberese aktive të saj janë politikanët e këqij, pertac, të krisur, të pavetedijshëm, shkurtpamës apo dhe joproduktiv.
- Politikanet dhe Hasmeria politike
Vlenë të thuhet se hasmëria në ambientin tonë politik ka zënë fill që nga viti 1994, në kohën kur Partia e parë politike shqiptare e formuar ne vitin 1989 në RM-në e asaj kohe.Bëhet fjalë për periudhën kur Partia e Prosperitetit Demokratik u nda në dysh. Kështu meqë lindën pakenaqësi brenda saj dhe meqë nuk u gjet gjuhë e përbashkët për pranimin e veprimit frakcionist brenda partise. Arbër Xhaferi e Menduh Thaqi bashk me një numër të konsiderueshëm antaresh dhe simpatizantësh të pakënaqur nga veprimi i strukturave të atehrshme udhëheqese të Partisë vendosën që të shkëputen dhe të veprojnë jashta saj. Kështu që fillimisht u formua subjekti politik PPDSH e cila më pas u riemërua në PDSH. Më tej hasmëri me të madhe, me të theksuar dhe më të dukshme në politikën tonë kemi që nga koha e veprimit të BDI-së. Ky subjek politik edhe pas daljes në opozitë para 10 muajve e ka vazhduar hasmërinë politike kundrejt Partive të koalicionit qeveritar VLEN. Pra udhëheqësit politik të BDI-së duhej të ishin idhtar të zbatimit të demokracisë përmes integrimit apo me konkretisht keta duheshte të ishin dhe të jenë më tolerant dhe më bashkpunues sepse e promovuan dhe e promovojnë siç thashë opcionin e integrimit. Përmes tij këta duhet të vendosin ura komunikimi dhe bashkpunimi me subjektet e tjera politike shqiptare e jo të njëjtët tërë kohës vetëmse të stimulojne përçarje e konfrontime dhe hasmëri me kundërshtarët e tyre politik. Hasmeria politke
është sjellje e dëmshme për përparimin, për forcimin dhe zhvillimin e një bashkësie politike prandaj ajo duhet të eliminohet dhe të zëvendësohet me veprime më pozitive dhe më të matura politike.
- Politika dhe tentimi i udhëheqësve politik për ndikim të përgjithshëm mbi rrjedhat e përgjithshme shoqërore
Si rezultat i tentimit për vendosje të ndikimit të plotë të udhëheqësve politik mbi rrjedhat shoqërore përmes politikës këta janë kujdesur dhe vazhdojnë akoma të kujdesen se kend dhe ku ta pozicionojnë në kierarkinë politike vendore. Me këto veprime ata kanë punuar kryesishtë në interes të realizimit të interesave dhe të qëllimeve të tyre vetanake e jo të realizimit të interesave dhe të qellimeve të përgjithshme të qytetarëve shqiptar. Do të thotë se përzgjedhja se kush, ku dhe si do të pozicionohet në kierarkinë politike deri para pak muajve ka qenë kryesishtë angazhim i udhë
heqësve politik. Me këtë rast qytetarët shqiptar apo bazat partiake shumë rallë
kanë mundur të vendosin lidhur me qeshtjet e regrutimit të kuadrove politike në kierarkinë politike. Kjo është dëshmi se udhëheqësit partiak sa i përket aktiviteteve politike në sferën e marrjes së vendimeve të rëndësishme përherë më tepër rëndësi
i kanë dhënë diktatit politik sesa mundesisë së përzgjedhjes së vendimeve më te mira, me të që
lluara dhe më të pershtatshme politike me dialog dhe me konsultime me qytetarët. Kështu udhëhqësit politik shqiptarë gjithmonë për vete kanë pasur bindje se janë.më të.aftët, më të zotet dhe me të mençurit. Te njejtet me kete rast perher me bindje të plotë kanë thënë dhe thonë se dine më së miri ta bëjnë politikën. Po të ishte me të vërtetë kjo që kanë thënë keta
ne si komb do të kishim politika më të sukseshme dhe më të favorshme për ne e jo siç i kishim politika të dështuara ku autorë kryesorë
janë këta që veten e tyre e lëbdrojnë pandërpre. Problem serioze plus përbën përqarja e politikanëve me metoda hasmërie. Prandaj sa më shpejtë ne si shqiptarë duhet ta ndryshojmë këtë realitet të dëmshëm dhe të papranueshëm në raportet tona politike kjo do të na ndihmonte që të ecim më përpara si komb.