Politikat antikombetare qe po spastrojne trojet shqiptare…

Mbase eshte pak apo shume kjo akuze, por meqe jam vet pjesetar i ketij brezi pa te neserme dhe ndaj te njejtin fat me gjeneraten time, besoj qe ne kete shkrim modest shpreh edhe opionin e tyre, shpreh edhe mllefin e vonuar te gjeneratave qe po shuhen per shkak te paperspektives dhe humbjes se shpreses
per nje te neserme me te mire. Faji mbetet jetim gjithmone, por ka nje adrese gjithesesi ku flejne te qete dhe te akomoduar mjeshterit e ketij kaosi ekonomiko/politik qe po spastron trojet shqiptare. Jam student si dhjetera/mijera moshatare te mi, dhe sigurisht qe preokupimi im dhe i te gjithe atyre si une do te duhej te jete libri dhe vetem libri, por ja qe rremuja e krijuar ne te gjitha fushat e jetes te vendit tone, zhgenjimet e vazhdueshme nga udheheqesit pa krye qe kemi ne krye, dhe frika e natyrshme,
se nje dite, nese vazhdojme me tej te heshtim, mund te zgjohemi pa atdhe, mund te zgjohemi atje ku zgjohen me lot ne sy te gjithe ata qe iken dhe ikin, te gjithe ata qe kurre nuk do zgjohen ne pranverat e ketij vendi/te lare me gjak nga qindra breza perpara nesh, dhe te gjitha pasojat e pariparueshme qe sjell kjo heshtje e panatyrshme, me detyruan te them dy fjale dhe me kete rast te bej apel tek brezi im dhe tek
te gjithe njerezit e zhgenjyer dhe te mashtruar nga propaganda e shfrenuar antishqiptare qe vazhdon te na e zgjase gjumin pafundesisht, qe te zgjohemi sa nuk eshte vone, te zgjohemi sa kemi per tu zgjuar dhe te fillojme nga e para, jo nga platformat pa asnje forme dhe asnje kuptim, por te fillojme sipas modelit te
gjeneratave qe derdhen gjak, te gjeneratave qe kalben eshtrat neper birucat e idrizoves. Pra, te gjejme force organizative dhe te mbushim sheshet e zbrazet me flamujt e Skenderbeut dhe te kerkojme Liri per Token, te kerkojme Liri per veten dhe per popullin e roberuar. Perndryshe, kjo udhe pa udhe do vazhdoje, shitesit e interesave kombetare do vazhdojne te mbushin zyrat me hyzmeqare te diplomuar neper trafikat
e cigareve, ndersa ne, ne qe takon e ardhmja do vazhdojm ta leshojne vendin.
Arjet Murtishi
StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...