Polllozhani:Në opozitë bërtasin, çirren. Kur vijnë në pushtet…

Zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni, në veçanti ato pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar dëshmojnë sipas ekspertëve dhe njohësve të çështjeve politike, praninë e theksuar të dyfytyrësisë së politikanëve, apo cinizmin e tyre varësisht veprimit të tyre politik, të qenurit të pushtet apo opozitë.

Shpëtim Pollozhani, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i shoqatës së ish të përndjekurve politike shqiptar, thotë se gjendja e këtillë është pasojë e mosfunksionimit të vlerave.

Ai thotë se partitë ndryshojnë qëndrimet e tyre varësisht kursit politik, por duke mos mbajtur llogari për veprimet e tyre në të kaluarën, njofton Rel.

“Me një vend ku nuk funksionon sistemi i vlerave, atëherë në sipërfaqe dalin antivlerat. Rezultati i atyre antivlerave është se deri sa janë opozitë janë shumë të zëshëm, i gjejnë problemet apo i adresojnë problemet dhe bërtasin ditë e natë, çirren. Por, kur vijnë në pushtet atëherë e ndërrojnë terminologjinë, e ndërrojnë fjalorin dhe gjithmonë gjejnë arsyetimin duke thënë se kështu donë faktori ndërkombëtar”, thotë Pollozhani, duke shtuar se e gjithë kjo, siç shprehet ai, është pasojë e përzgjedhjes së njerëzve të dëgjueshëm në pozita udhëheqëse, të cilët parësore në punën e tyre kanë urdhrat e padronëve të tyre.StrugaLajm

“Problemi qëndron tek humbja e kritereve dhe sistemit të vlerave. Akoma këtu votohet dhe përgjigjet kuadrot sipas sistemit feudal, njeriu i fisit, njeriu i lagjes, njeriu i partisë. Në pozita udhëheqëse apo në Kuvend, njerëz të cilët janë dëshmuar qoftë në shkencë apo biznes apo si njerëz anonim por që vlejnë si kuadro, por në shprehje vijnë militantët partiakë, të cilët janë të lidhur me krimin pasi me ndihmën e krimit vijnë në pushtet. Unë jam i bindur se çdo gjë ka fund. Është një fjalë e urtë popullore që thotë se çdo gjë ka fund, popullin mund ta mashtrosh një herë, dy herë, një mijë herë, por jo gjithmonë”, thotë Pollozhani.

In : Aktuale

Loading...
loading...