LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Pollozhani: Dënimi i “Grupit të Kumanovës”, faktori ndërkombëtar të reflektojë sikur për rastin e Sopotit

Kryetari i Shoqatës së të bugrosurve politik shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani në një prononcim për Zhurnal velrëson se dënimi i Grupit të Kumanovës është turpi i politikës shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

“Ky dënim drakonik tregon se politika shqiptare tavan dhe taban e ka krimin. Si mundet politika e shtatë milionë shqiptarëve të jetë kaq inferiore ndaj një politike antishqiptare. Si mundet që edhe faktori ndërkombëtar të jetë kaq inferior në këtë gjendje kur gjyqet maqedonase i masakrojnë shqiptarët. Jo të gjithë të dënuarit e grupit të Kumanovës kanë gjuajtur me armë për të vrarë. Disa individë nga grupi kanë vepruar në vetëmbrojtje. Opinioni nuk është i bindur se kush i ka vrarë policët. Kush ishte truri i grupit që i solli kosovarët në Kumanovë dhe cili ishte logjistika e tyre ne Kumanovë dhe në Qeveri”, thotë për Zhurnal, Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të bugrosurve politik shqiptarë në Maqedoni.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet të reflektojë sikur për rastin e montuar të Sopotit.

“Shqiptarëve nuk u ngel rrugë tjetër përveçse organizimit të protestave kundër dhunës institucionale kundër shqiptarëve. Një grupim intelektualë jopartiakë ka filluar të krijojë opinion dhe logjistikë për organizim te një revolte mbarepopullore për ta rrëzuar këtë mentalitet bizantino- komunist kundër shqiptarëve. Dënimet me burg të përjetshëm shqiptarëve u jepen si llokume. Kemi një shpresë mikronike se Gjyqi i Apelit do t’i thirrë mendjes dhe do ta korigjojë vendimin e gjyqit apartheidian të Gjyqit Administrativ Shkupi 1”, thekson Pollozhani.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button