BLENDI PETROL
Aktuale

Pollozhani: Sa është i rëndësishëm dëmshpërblimi, aq i rëndësishëm është edhe zbulimi i fabrikuesve të rastit

Kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani duke folur mbi proceset gjyqësore për të cilat ka indikacione se janë raste të montuara dhe për lirimin si të pafajshëm të të dënuarve në rastin e Sopotiti, thotë se Maqedonia është një shtet në të cilin ligjet përdoren për ti kontrolluar shqiptarët.

“Jetojmë në një shtet ku ligjet përdoren për t’i kontrolluar dhe për t’i dënuar shqiptarë dhe maksimalishtë për ti mbrojtur maqedonasit dhe interesat e tyre. Rasti i Almir Aliut me së miri e përcjell këtë mesazh. Rasti i “Monstra” dhe “Sopoti” dëshmon kalbësinë e sistemit gjyqësor në Maqedoni. Sa është i rëndësishëm ç’dëmtimi material i të burgosurve të rastit “Sopoti” aq i rëndësishëm është zbulimi i faktit se kush e fabrikoi këtë rast”, thotë për Zhurnal, Shpëtim Pollozhani, kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik shqiptar.

Ai thekson se edhe të gjithë rastet tjera të fabrikuar, burimin e kanë tek shërbimet sekret të vendit, ky fakt do të vërtetohet në rast se nuk zbulohet se kush e bëri skenarin e “Sopotit”, “Monstrës”, “Alfa”, Burhani i Porojit…..

“Më zbardhjen e të gjithë rasteve të montuar dhe me uljen e dënimeve drakonik kundër shqiptarëve, ky shtet sadopak do të jepte sinjale pozitiv se e ka ndërmend të ndryshojë diçka”, theksoi Pollozhani për Zhurnal.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button