Pollozhani:U turrën pas posteve të Zaevit, si dhent pas kripës

SHPËTIM POLLOZHANI/

MALL PAZARI ME POLITIKANE TE SKADUARStrugaLajm

Ne skenen politike te vendit shqiptaret jane shderruar ne mall pazari me politikane te skaduar( me ndonje perjashtim te vogel) dhe me çmim te ulet.
Ne as maqedonasit nuk na marrin seriozisht . Kujtoni vetem deklaraten e Gordana Jankullovshes dhe te Protugjerit, dhe, te gjitha do t’i keni te kjarta, …. ,”per dy dite i pasrojme punet me shqiptaret,”. Zaevi nuk premtoi gje veç shtetit unitar dhe kushtetutes qytetare ku pakicat skurse qe jane: shqiptaret, romet, serbet… do ti kene te gjitha te drejtat. Derisa nuk e degjojme fjalen Konsenzus dhe fjalen Shtet binacional çdo gje tjeter eshte te rrahesh uje ne avan.
Partite politike u turren pas posteve si dhente pas kripes. Zaevi ua dha postet per t’ua mbyllur gojen, pasi, sipas nje logjike, njehere arrihet marreveshja parimore. Ajo Mareveshja publikohet, diskutohet dhe mandej vijne postet. Mos permendja e Platformes famoze ne ndarjen e kulaçit do te thote se platforma eshte out. Ne nuk degjuam per data, dinamike dhe temporitem per sendertimin e kerkesave te shqiptareve.
Ne qe me vemendje te madhe i ndjekim ngjarjet politike ne vend, nuk shohim ndonje ndryshim ne pozicionimin e shqiptareve karshi mandatareve maqedonas. Edhe Gligorovi, Cërvenkovski, Georgievski, Gruevski sikrse edhe Zaevi, ishin shumë gojëmbël perpara formimit te Qeverise- mjalte e qumesht u rridhte nga goja. Ne te gjitha qeverite e ketyre 27 vjeteve shqiptaret u futen pa program dhe pa kushtezime, keshtu qe sapo maqedonasit ta formonin qeverine dhe i kapnin shqiptaret me poste, kërciste dajaku. Me nderrimin e pushtetit per ne shqiptaret nuk ka ndryshuar asgje perveç se Grujos nuk ia shohim surratin me, por a mjafton valle kjo?StrugaLajm


Loading...
loading...