LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Porosi Ramiz Merkos, nuk mund ti fitosh shqiptarët me vota maqedonasish!

 

Pasi i provuan krejt metodat dhe pas dështimit të të gjithave, Merko dhe stafi i tij, shpresën e fundit e shohin tek votat maqedonase. Përveç premtimeve të shumta që i bëjnë në fshatrat maqedonase, diku edhe duke kryer ndonjë punë në infrastrukturë, tani kanë nisur fushatë të ndyrë. Kanë montuar dhe prerë video të Ziadin Selës nga intervista me Arian Çanin dhe e kanë përkthyer atë në maqedonisht. Por përveçse e kanë prerë në disa sekonda duke ia humbur kuptimin fjalisë ata kanë përkthyer gabimisht në maqedonisht, me qëllim që Ziadin Sela të dalë si përbindësh apo si lugat tek maqedonasit. Me këto video Merko dhe stafi i tij, duke shëtitur nëpër fshatrat maqedonase, tentojnë të bindin maqedonasit që të votojnë për Merkon për ta dënuar Ziadin Selën.
Këto lojëra të pista nuk do t’ju ecin, sepse këtë nuk do ta lënë shqiptarët e Strugës.
Nuk do t’ju lejojnë sepse këtë fushatë të ulët dhe të pistë nuk ia bëni Ziadin Selës dhe Aleancës për Shqiptarët, por ja bëni shqiptarëve sepse doni ti fitoni shqiptarët me vota maqedonase dhe me propagandën e Milenko Nedellkovskit.
Milenkoja nuk do jua fal “Parajsën e Humbur”, prandaj dënimin do ta merrni më 15 Tetor.

Shtabi i ASH-Strugë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button