Për ata të UDB-së!

SHOKU-Bexhet Asani/strugalajm
Kam pasur një shok, po nuk e di në e kam pasur shok…! Megjithatë unë e kam konsideruar si shok! Dhe vazhdoja ta konsideroja, por nuk e di a i besoja..! Spse kaluam kohë të pa kohë! Ishin kohë sa të tmerrrshme po aq kohë krenarie. Viti 1968 pastaj viti 1981 i lavdisë dhe krenarisë kombëtare. Pastaj filluan reprezaljet, përndjekjet, burgosjet, vrasjet për rrafsh 9 vjet. Nga të dhënat zyrtare del se çdo i pesti ishte bashkëpunëtor i UDB-së, por kjo shifër ndryshonte te shqiptarët, lirisht mund të thuhet se çdo i treti ishte bashkëpunëtor i UDB-së famëkeqe. Pikërisht këto nëntë vjet, mund të të shkaktonte shoku nëntë plagë si të Gjergj Elez Alisë!
Për këto 9 vjet mund ta dije kë kishe shok dhe kush ta mbante thikën në gropë të qafës! Bastiseshin shtëpi të “shokëve”, për çudi bastiseshin edhe shtëpi të shokëve të dyshimtë! E kjo dihej pse bëhej: që ne dhe populli të fitonim besimin tek ata “shokë”..! Koha na poqi para kohe si “Lulin e vocërr” të Migjenit. Ata “shokë” na afroheshin si “patriotë” ne i largonim qetë qetë me marifetet tona, me të mirë sepse të bënin hatanë..! Të vrisnin ditën e të qanin natën! Megjithatë nuk shpëtuam pa ferrë në këmbë sado që ishim të kujdesshëm në atë drejtim. Ajo kohë ndau njëherë e përgjithmonë shapin ga sheqeri! Po ata “shokë” sot, na dalin të persekutuar..! Dreq o punë..! Dalin më atdhetarë se atdhetarët! Lëvdohen në rrjetet sociale nga shokët e tyre besnikë të një ideali prej tradhtari, pa fijen e turpit. Ata janë tipa që qeshin kur është për të qarë, këndojnë kur është për të vajtuar! Nga goja e tyre asnjëherë nuk del ndonjë fjalë me mirë! Ata kurrë nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë ndonjë vepër humanitare! Ata nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë kurrë ndonjë vepër atdhetare! Atdhetarizmin e kanë në gojë pas çdo të dytë fjale…! Dhe njerëzit e gjorë u besojnë! Natyrisht u besojnë ata të cilët nuk janë djegur nga qumështi që pastaj t’ i frynin edhe dhallit..! Ata “shokë” kanë para dhe ulen kafeneve qirasin pa iu dhimbsur, u mbajnë ligjërata! Po ata njrëz që ulen e hanë e pijnë me ta, nuk e dijnë apo bëjnë sikur nuk e dijnë!, se ato para janë gjak nga gjaku i popullit të tyre..!? Shajnë prapa krahëve ish shokët e tyre. Ata nuk kanë guxim të ballfaqohen me të vërtetën e krimeve të tyre. Ata përrallisin edhe ndonjë letër anonime..! Po kur i zë në gojë dosjet, ata bishtin ndër shalë ikin mender si të dhjerë..!
Më vjen keq që po e përdor këtë fjalë por ata “shokë” e meritojnë…!
Ps
Për ata që do të kenë durim ta lexojnë edhe dokumentin neni 43 pika 1 alineja 6 shkruan:
Rrezikim të integritetit territorial të RSFJ-së…!

.gif)




























