Prehu i qetë në Livadhinë tënde baca Sejdin!

Prof. Dr. M. Musai

NDËRROI JETË SEJDIN LLOGA
I CILI NË VITIN 1967 NË STRUGË
ME SHOKËT NGRITI FLAMURIN
KOMBËTARStrugaLajmStrugaLajm

Struga u varfërua edhe për një patriot të pathyeshëm kombëtar, ashtu si ishte Baca Sejdin Lloga. Baca sot ndërroi jetë dhe u varros me nderime, në këtë pakohë prej pandemisë. Baca Sejdin në vitin 1967, me disa veprimtar patriot, burrërisht ngritën flamurin kombëtar.
Familja Lloga, ndër shekuj ka qenë bastion i patriotizmit, ndërgjegjes dhe burrërisë patriotike kombëtare. Prandaj ajo familje ndër shekuj, vazhdimisht ka qenë në sy për vlera patriotike, prej Perandorisë Otomane Turke, pushtetit serb të SKS së, ish Jugosllavisë dhe prej politikës sllavo-maqedone.
Baca Sejdin Lloga, do të respektohet si vazhdues i vlerave patriotike
të familjes Lloga dhe do të mbahet në mend, si njeriu i pathyeshëm, njeri i çelikt, i brumosur me ideal, për bashkimin kombëtar. Baca Sejdin gjithëmon thoshte, çështja patriotike kombëtare për rininë shqiptare, duhet të jet ushqim shpirtëror i përsosur.
Me bacën Sejdin Lloga, u njoha pas daljes së tij prej burgut. Ai prej takimeve të para, mu duk njeri me shumë dëshira kombëtare, ishte dhe mbeti njeri me vizione të qarta dhe dashuri të madhe të çështjes kombëtare. Respekt për këtë burrë të Livadhisë të Strugës, respekt për familjen Lloga. Unë asajë kohe isha student, isha shok me vëllaun e tij të ndjerë Prof. Aliriza Llogën. Kisha kënaqësi që e njohta bacën Sejdin, të cilit shpeshherë i thojshim edhe daja Sejdin. Për patriotizmin kombëtar dhe mosgjunjëzimin e familjes Lloga ndër shekuj, duhet të shkruhen disa vëllime, prej historianeve, vetëm ashtu do të ruhet burrëria, trimëria, dhe ndërgjegjja jonë kombëtare ndër shekuj.
Baca Sejdin, familja Lloga dhe ne gjithë shokët tu, humbëm njeriun më të dashur, veprimtarin e palodhshëm, burrin me karakter dhe bes të pathyeshme kombëtare. Pa ti jemi më të varfër, por do të jemi më krenar, me veprat tua patriotike, do të jemi të lumtur që kemi qenë bashkëkohanik me ti. Prandaj Lavdi punës dhe veprës tande patriotike kombëtare, respekt për familjen Lloga.
Kam bindjen se dëshira yte si amanet, që të realizohet bashkimi i tokave shqiptare, do të jet frut i punëve tuaja, si premtim i kohës për të ardhmen.
Prehu i qet në paqe, në Livadhin tande Baca Sejdin.StrugaLajm


Loading...
loading...