Prej 10 ditësh i prekur nga Covid, artisti i madh Koço Devole futet në intubim, sëmundjet shoqëruese e bëjnë më të vështirë luftën

Koço Devole, artisti, regjisori dhe skenaristi i njohur shqiptar, prej 10 ditësh është infektuar me koronavirusi. Mësohet se mbrëmjen e djeshme 77-vjeçari është futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Sipas burimeve zyrtare nga stafi i mjekëve, gjendja shëndetësore e aktorit paraqitet tejet e rënduar.

Gjithashtu bëhet me dije se Koço Devole vuan edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse, mes tyre edhe leuçemia, të cilat e bëjne edhe më shqetësuese situatën. Prej mbrëmjes së djeshme, aktori dhe regjisori po lufton për të fituar betejën me virusin e rrezikshëm, ndërsa familja dhe të gjithë miqtë janë me shpresë dhe besim që ai do t’ia dalë.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekrane janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.StrugaLajm

Devole ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite: Çanta e zeze 1986, Të gjallë apo të vdekur 1996, Çanta me nje milion 1993, Nje dite i cmendur 1995, Pushime në Romë 1996, Tre shoke pa sherbyesen 2001, Karafili dhe Kleopatra 2001, Milioneri 2005, Na ishte njehere Shqipëria 2009.StrugaLajm

Vitet e fundit Koço Devole ka punuar si  skenarist në emisionin “Fiks Fare”. Gjithashtu, Koço Devole eshte autor dhe regjisor i shume spektakleve skenike.


Loading...
loading...