LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

PREJ NESËR VRANËSIRA, ME RESHJE TË SHIUT DHE BORËS NË VENDET MË TË LARTA

Nesër do të ketë vranësira, ndërsa pasdite do të fillojnë reshje të shiut,të cilat në disa vendet do të jenë më intensive, informuan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Nga veriu do të fillojë të fryjë erë e mesme deri e përforcuar që do të shkaktojë ftohje të konsiderueshme dhe reshje dëbore në male dhe në vendet më të larta, ku do të formohet shtresë dëbore.

Përforcim të erës do të ketë gjatë natës dhe të hënën,  kur temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta. Të hënën dhe të martën do të bie borë edhe në disa vende më të ulëta, veçanërisht në pjesët veriore.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button