BLENDI PETROL
Aktuale

Prej sot rryma më lirë, kalle “bolerin”!

Prej sot amvisëritë do të mund të gatuajnë, të lajnë rroba dhe të nxehin ujë me rrymë të lirë edhe gjatë ditës e jo vetëm gjatë orëve të natës.

Komisioni rregullatorë së bashku me përfaqësues të EVN-së, ministrisë së ekonomisë dhe kabinetit të zv.kryeministrit Angjushev duhet që të bëjnë ndryshimin e sistemit të tarifimit për shitjen e energjisë elektrike për amvisëritë.

Çmimi i rrymës së lirë është dyfish më i ulët se tarifa normale që e paguajnë amvisëritë. Për momentin, qytetarët përdorin rrymë të lirë çdo ditë pune prej orës 22: 00 deri në orën 07:00 të mëngjesit, për fundjavë, nga ora 22: 00 të shtunën deri në orën 07:00 të mëngjesit të hënën. Së shpejti do te vjen njoftimin për orarin e sakte kur do te jete rryma me cmim te lire.

Qëllimi i qeverisë është që të kthehet rryma e lirë prej dy orëve gjatë ditës, privilegj që u shfuqizua para pesë viteve. Megjithatë, shtrohet dilema se si në këtë rast do të kompensoihen shpenzimet e kompanive energjetike dhe nëse kjo do ta shtrenjtonte rrymën apo diferencën do ta subvencionon shteti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button