Premtime Zylali:Ne si Aleancë për Shqiptarët e ndjejmë detyrë kombëtare dhe morale që të votojmë pro pllakës përkujtimore
Në seancën e 15-të të Këshillit të Komunës së Strugës, një ndër pikat e rendit të ditës e cila ngjalli edhe debat mes këshilltarëve, ishte pika për vendosjen e një pllake përkujtimore nga ana e Konsullatës së përgjithshme të Republikës së Kosovës në shenjë mikpritjeje dhe mirënjohjeje nga ana e banorëve të Strugës ndaj qytetarëve Kosovarë të ikur nga lufta e vitit 1999.
Pas debatit të hapur mbi këtë pikë ku edhe u kërkua zbatimi i Badenterit nga ana e këshilltarëve të VMRO-së, debat ky i cili me apo pa qëllim mori edhe kahje nacionalizmi, në emër të grupit të këshilltarëve të ASH-së, fjalën e mori këshilltarja Premtime Zylali Deliaj e cila ndër të tjera theksoi: “ndarjet në baza nacionale nuk na shërbejnë asnjërit prej nesh si qytetarë të Strugës, aq më tepër që bëhet fjalë për një pllakë që thjesht na falenderon dhe na jep mirënjohje për solidaritetin e treguar në periudhën e lartëpërmendur. Ne si Aleancë për Shqiptarët e ndjejmë detyrë kombëtare dhe morale një gjë të tillë dhe do të votojma patjetër pro, nga ana tjetër për sa i përket procedurës, kemi këtu administratën komunale, sekretarin e komunës, koalicionin udhëheqës në nivel lokal dhe qendror, të na tregojne dhe udhëzojnë si duhet të zgjidhet e gjitha kjo situatë, sepse e keni detyrë politike dhe juridike ta bëni të njëjtën”.
Në fund, me votim të përgjithshëm dhe me Badinter, pa asnjë dilemë, grupi i këshilltarëve të Aleances për Shqiptarët, mbeshtetën njëzëri këtë iniciativë.