
Presidenti i FC Struga Trim Lum, Mendi Qyra, ka reaguar pas fitores së skuadrës ndaj FK Makedonija Gj.P. në hapje të sezonit të ri të Ligës së Parë, duke e cilësuar këtë rezultat si një fillim të denjë për ambiciet e klubit.
Qyra theksoi se që nga dita e parë ka besuar në potencialin sportiv të Strugës dhe në zemrën e madhe të tifozëve, ndërsa suksesi i klubit është ndërtuar mbi punë, përkushtim dhe dashuri për futbollin. Ai kujtoi rrugëtimin nga nevoja e qytetit për një klub serioz, deri te arritjet e rëndësishme në Ligën e Parë dhe garat europiane.
“Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, ku bashkë do të synojmë edhe më lart. Faleminderit tifozëve për energjinë që na japin dhe djemve për lojën që bëjnë. Struganët mund të jenë të parët në fushë dhe mbi të gjitha, na bëjnë krenarë duke bërë histori,” u shpreh Qyra.
.gif)




























