Presidenti Pendarovski për iftar në familjen Mamuti/ U uron të gjithë besimtarëve mysliman agjërim të lehtë

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, iftarin e parë të tij për këtë vit ka bërë në familjen Mamuti nga Shkupi.
Prej aty, presidenti Pendarovski u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar në këtë muaj Ramazani, si dhe ditët e agjërimit t’i kalojnë në paqe, mirëqenie dhe falje.
“Në muajin më të ndritshëm në Islam, i cili feston pastrimin shpirtëror dhe fizik, të gjithë besimtarëve të besimit islam iu uroj që të ndriçojnë agjërimet e Ramazanit dhe t’i kalojnë ditët e agjërimit në paqe, mirëqenie dhe falje. Falënderoj familjen Mamuti për pritjen e ngrohtë dhe ndarjen e darkës së iftarit”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në fejsbuk.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...