Prindër, keni kujdes!
Vëmendje!
Prindër, keni kujdes!
Në rrjetin social TikTok është përhapur një lojë e re e quajtur “Sfida e Supermanit”, e cila po shkakton shqetësime serioze për shkak të rreziqeve që sjell.
Kjo sfidë përfshin imitimin e fluturimit të superheroit Superman, ku pjesëmarrësit hidhen me një krah të zgjatur përpara, duke u mbështetur ose kapur nga shokët.
Fatkeqësisht, në disa vende, si Rumania, shumë fëmijë kanë përfunduar në spital me dëmtime të rënda fizike si: Fraktura, trauma në shpinë, lëndime të tjera të rrezikshme.
Flisni me fëmijët tuaj: Shpjegojuni që argëtimi nuk duhet të rrezikojë shëndetin apo jetën e tyre.
Udhëzoni të shmangin trendet që mund të shkaktojnë dëmtime fizike ose emocionale. Nuk është hera e parë që fëmijët ndikohen dhe bien pre e lojërave të tilla, të cilat rrezikojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Të dashur fëmijë,
Sfidat e rrezikshme jo vetëm që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin tuaj, por rrezikojnë edhe jetën. Kujdesuni për veten dhe përzgjidhni aktivitete që ju argëtojnë pa ju vënë në rrezik.
Prindër, kujdesi dhe mbështetja juaj janë mburoja më e fortë për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve tuaj!
Pukjana Geci
Psikolige klinike